Cana: Nuk luajmë për hakmarrje në Zvicër

Lorik Cana
Kapiteni e pohon se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.
Do të doja që kosovarët e Zvicrës të ishin në ekipin tonë
Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, e ka parashikuar si shumë të fortë dhe të vështirë ndeshjen me Zvicrën nesër në orën 20:30, por është shprehur se skuadra do të bëjë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv në Lucernë. Sipas Canës, ndaj Zvicrës duhet pasur shumë kujdes, pasi helvetët janë mjaftë të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm, ndërsa u bënë thirrje të gjithë shokëve të skuadrës të kenë kujdes dhe të jenë vigjilentë. Në një prononcim për gazetën Panorama Sport, Cana theksoi se skuadra duhet të luajë shumë e kujdesshme, pasi helvetët janë mjaft të rrezikshëm. Zvicra është një skuadër e një niveli të lartë dhe ka në gjirin e saj lojtarë mjaft cilësorë dhe me shumë eksperiencë. E kemi të qartë që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por për 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Varet se si do të shkojë loja, me një skuadër si Zvicra nuk mund të bëhet asnjë parashikim apo plan. Ne do të përpiqemi që të luajmë shumë të kujdesshëm, pasi kundërshtari mund të na ndëshkojë në çdo moment. Shpresoj të jemi në ditë të mirë dhe të marrim një rezultat pozitiv, u shpreh kapiteni. Ndërsa i pyetur se si e shikon ai faktin që në skuadrën e Zvicrës luajnë disa lojtarë shqiptarë dhe si e komenton ai përballjen me ta, Cana u përgjigj: Sigurisht që do të doja që ata lojtarë të bënin pjesë në ekipin tonë, por tani i kemi kundërshtarë dhe nuk mund ti quajmë ndryshe. Lojtarët që luajnë për Zvicrën i shikojmë thjesht si kundërshtarë, prandaj do të përpiqemi që të mos ndikohemi nga zgjedhja e tyre. Ndeshjen nuk mund ta shikojmë si hakmarrje ndaj futbollistëve që luajnë me Zvicrën, por të luajmë dhe të mundohemi ti mundim ata. Në Lucernë do të kemi mbështetjen e tifozerisë, e cila parashikohet të jenë të shumtë në numër, pohoi Cana, ndërsa vijoji duke i bërë thirrje të gjithë skuadrës që të impenjohet 100% për këtë ndeshje. Duhet të jemi përgjatë 90 minutave vigjilentë dhe të kujdesshëm, pasi kundërshtari është i një niveli të lartë dhe mund të na ndëshkojë në çdo kohë. Pavarësisht se Zvicra është një skuadër e madhe, ne kemi besim se do të luajmë një ndeshje të madhe dhe do të bëjmë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Zvicrës, përfundoi kapiteni.
Gjykon një… farmacist
Ndeshja Zvicër-Shqipëri, e vlefshme për grupin E, do të zhvillohet të martën në orën 20:30 në stadiumin Suisspor Arena të Lucernës. FIFA ka publikuar dje edhe gjyqtarët e kësaj sfide. Do të jetë një treshe rumune me kryesor Ovidiu Hatengan. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar, i cili është farmacist në profesion. Hategan ka që nga viti 2008 ka marrë stemën e FIFA-s dhe është listuar si arbitër i Kategorisë së Parë.
Ja bastet për sfidën
Zvicra vlerësohet si superfavorite për të mposhtur Shqipërinë në ndeshjen e së martës. Sipas kompanive më të mëdha të basteve në Europë, triumfi i helvetëve llogaritet 1.35. Ndërkohë, barazimi në këtë sfidë ka koeficientin e lartë 4.69. Ndërsa një fitore e Shqipërisë, e cila për bastexhinjtë konsiderohet si blof, ka koeficientin 8.83. Nga ana tjetër, kompanitë e basteve parashikojnë se rezultati më i mundshëm do të jetë 1-0.
Stërvitja në Durrës
Kundër helvetëve, me një sulmues
Zvicra nuk është Qipro, ndaj dhe rreshtimi i lojtarëve nuk do të jetë i njëjtë. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet tekniku i Kombëtares sonë, Xhani de Biazi, kur në seancën stërvitore të Kombëtares ditën e djeshme në skuadrën e parë luante më 5 mesfushorë dhe me Sadikun në sulm. Stërvitja e fundit e Kombëtares në tokën tonë startoi në orën 18:00, sapo në tapetin e gjelbër të fushës shkeli tekniku De Biazi. Stërvitja ka nisur me lëvizje me top duke e pasuar me këmbë e me duar, ushtrim ky që u pasua nga pasimi në kuadrat. Menjëherë pas nxehjes De Biazi e ndahu skuadrën në dy pjesë, për të vazhduar me disa minuta lojë, e cila në përfundim të saj përfundoi 0-0 mes llojit. Në ndeshjen me Zvicrën, pikësynimi i De Biazit është të blindojë mesfushën dhe sot në skuadrën e parë u përfshi Agolli, ndërsa nuk bënte pjesë në formacionin që filloi takimin me Qipron sulmuesi Salihi. Ujkani, Cana, Dallku, Lila, Mavraj, Bulku, Vila, Kukeli, Agolli, Mera, Sadiku, ndërsa në skuadrën dytë luanin të tjerët, përjashto portierin, Shehin dhe Bogdanin, i cili gjatë gjithë kohës u stërvit veçmas. Kjo ka qenë ndarja që i ka bërë skuadrës italiani. Dje, numri një i pankinës kuqezi skemat i ka vënë në zbatim gjatë lojës. Ndërsa përsa i përket rreshtimit të lojtarëve, De Biazi ka punuar me 5 mesfushorë dhe Sadikun të vetëm në sulm, të mbështetur nga Meha, që u pozicionua në qendër, pasi në krahun e djathtë të mesfushës u vendos Agolli.
Renditja
Skuadra N F B H G+/- Pikë
Shqipëria 1 1 0 0 3-1 3
Islanda 1 1 0 0 2-0 3
Zvicra 1 1 0 0 2-0 3
Qipro 1 0 0 1 1-3 0
Norvegjia 1 0 0 1 0-2 0
Slloveni 1 0 0 1 0-2 007.09.2012
Islandë-Norvegji 2-0
Shqipëri-Qipro 3-1
Slloveni-Zvicër 0-2
11.09.2012
Qipro-Islandë
Norvegji-Slloveni
Zvicër-Shqipëri
12.10.2012
Shqipëri-Islandë
Slloveni-Qipro
Zvicër-Norvegji
16.10.2012
Qipro-Norvegji
Islandë-Zvicër
Shqipëri-Slloveni
22.03.2013
Slloveni-Islandë
Zvicër-Qipro
Norvegji-Shqipëri
07.06.2013
Shqipëri-Norvegji
Qipro-Zvicër
Islandë-Slloveni
06.09.2013
Zvicër-Islandë
Norvegji-Qipro
Slloveni-Shqipëri
10.09.2013
Islandë-Shqipëri
Norvegji-Zvicër
Qipro-Slloveni11.10.2013
Slloveni-Norvegji
Islandë-Qipro
Shqipëri-Zvicër
15.10.2013
Norvegji-Islandë
Qipro-Shqipëri
Zvicër-Slloveni