E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr në PUB, plagosen dy shqiptarë në Bari

ITALI – Dy shtetas shqiptarë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri gjatë një përleshjeje në një klub nate pranë Barit, në Itali. Policia ka thënë se ngjarja ndodhi pas një konflikti të ashpër në lokalin e natës. Mësohet se në lokalitetin pranë Barit, dy shqiptarët janë goditur nga të shtëna me armë, duke marrë plagë në këmbë dhe kofshë. Sipas të dhënave të Policisë, përplasja me armë ka ndodhur pas konfliktit me një grupi prej tetë personash. Mësohet se ata kishin shkuar në klubin e natës për argëtim gjatë fundjavës, ndërsa për arsye banale janë konfliktuar dhe më pas kanë përdorur armët. Njëri nga shqiptarët, sipas mjekëve, ka marrë një plumb në zonën e femurit, kurse tjetri ka pësuar lëndime në kofshë. Besohet se dy shqiptarët ishin pjesë e stafit menaxhues të lokalit ku ndodhi ngjarja, një klub nate ku ofrohej edhe striptizëm nga disa vajza. Dy shqiptarët, sipas hetimeve, nuk rezultojnë të kenë ndonjë aktivitet kriminal apo ndonjë detyrim me tetë personat që u konfliktuan. Policia tha se mes këtyre tetë personave ka qenë edhe shtetasi me armë, i cili qëlloi ndaj shqiptarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›