E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deda leksion Kovës, vendos SuperSinani

"Deda" i jep leksion "Kovës', malaziasi i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanovic mposht kroatin e Flamurtarit, Slavko Kovacic me rezultatin e pastër 2-0, por personazhi i madh i takimit në "Loro Borici" ishte Vioresin Sinani.
Me dy golat e tij, nga një në cdo pjesë loje (30' e 65'), "këpuca e artë" e sezonit të kaluar, u ngjit edhe në krye të golashënueseve të Superligës, tashmë në kuotën e 17 golave, 2 më shumë se kroati i Dinamo, Pero Pejic (15 gola).
Dy herë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë (2003-2004, 2006-2007) shënoi një gol të rallë (të dytin) në portën e Mockës së ri për t'i dhuruar fitoren e 8-të shtëpiake dhe të 11-n në 25 javë.
Vllaznia u ngjit në vendin e tretë me 41 pikë, po aq sa Besa e Sulejman Starovës, që mposhti nga ana e saj Shkumbinin me rezultatin e pastër 3-0. Edhe në takimin e fundit kundër Flamurtarit, Vllaznia kishte fituar po 2-0, por kësaj radhe kënaësia shkodrane ishte më e madhe pasi u arrit ndaj ish-ndihmësit të trajnerit të kombëtares shqiptare.
Kjo ishte dhe fitorja e 63-të e Vllaznië në 134 përballje historike me Flamurtarin (40 fitore, nuk fiton nga viti 2002). Më javën e 26-të Vllaznia do të luajë në Peqin kundër Shkumbinit, ndërsa Flamurtari pret në shtëpi Partizanin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›