E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhgënjimi i Ari Han: Ja ku gabuan lojtarët

Nga paraqitja jo në nivel e kombëtares sonë në sfidën e konsideruar si më e rëndësishmja për në Grupin 1, nuk kanë ngelur të zhgënjyer vetëm tifozët, por edhe vetë trajneri i saj, Ari Han.

Holandezi, pas takimit me Hungarinë, ka shprehur shumë pakënaqësi për lojën që zhvilluan të tijtë, duke sqaruar më pas edhe ku gabuan lojtarët.

“Zhvilluam një lojë të mirë në pjesën e parë. E lamë kundërshtarin të krosojë dhe u ndëshkuam. Ishte një pjesë loje e mirë për ne, ku kishte sulme dhe kundërsulme nga të dyja palët. Kur pëson duhet të lëvizësh dhe të ndryshosh, kjo ishte ajo që u bë me zëvendësimet, por skuadra nuk arriti të ndryshojë. Lejuam që të ndëshkoheshim. Sulmi i dytë i kundërshtarëve, e përsëris nuk duhet të përfundonte në gol, por në një goditje këndi. Goditëm shtyllat dy herë dhe duhet të kishim pak më shumë fat. Jam i zhgënjyer se humbëm fillin e lojës dhe nuk arritëm të rikuperonim. Skuadra duhet të zbatojë këshillat e mia”.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›