E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana autokritik: “Jam i zhgënyer, e tepruam”



Lorik Cana ishte i vetmi lojtar i Olimpikut të Marsejës, i cili pranoi të fliste për mediat franceze pas humbjes në shtëpi me Bordonë (1-2).
“Humbëm një ndeshje të rëndësishme në optikën e Ligës së Kampioneve, por do të vazhdojmë të luajmë deri në fund”, - tha Cana për gazetën e njohur sportive “L’Equipe”.
Ashtu si edhe trajneri i Marsejës, Erik Gerets, edhe kapiteni i Marsejës pranoi superioritetin e Bordosë. “Në pjesën e dytë ishin gjërësisht superiorë. Patëm shumë probleme për t’u organizua e për të qenë të gjithë një bllok. E paguam shtrenjtë përballë një ekipi shumë mirë të vendosur. Në katër ndeshjet e fundit në shtëpi kemi humbur tre. Janë shumë. Fatmirësisht, fitojmë në transfertë, ndërohë që duhet të ishte e kundërta”.
Trajneri Erik Gerets pranon se lojtarëve të tij iu mungoi qetësia: “Bëmë një pjesë të dytë të keqe dhe patëm një fat të keq në fund të lojës. Duhet pranuar se Bordo ka shumë kualitete”.
Kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i sezonit, Marseja ndodhet në vendin e katërt me 58 pikë, dy më pak se Nansi (60). Marseja do të luajë me Le Mansin në transfertë dhe Strasburgun në shtëpi.
Gerets është i qartë: “Duhet të marrim gjashtë pikë. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por gjithçka është e mundur. Nëse do ta braktisnim tani kampionatin do të ishte një skandal. Kemi pasur shumë luhatje gjatë sezonit”.
Ronald Zubar, Jacques Faty, Julien Rodriguez, Gaël Givet. Këto janë emrat e mbrojtësve të Olimpikut të Marsjës. Një katërshe që do ta kishte zili çdo trajner. Por, kjo vetëm në letër. Pasi, shumë pak kuarteti ishte bashkë në një ndeshje futbolli. Edhe të dielën kundër Bordosë (1-2), Olimpiku la pikë të çmuara në kursin drejt podiumit të tre më të mirëve të Francës, por edhe vendit në kualifikueset e Ligës së Kampioneve. Por, ajo që bie në sy, është një fakt që po përsëritet shpesh: në qendër të mbrojtjes spostohet Lorik Cana, një mesfushor me tipare shkatërruese, por që po merr çdo ditë e më tepër ngjyrat e një qendërmbrojtësi. Kosovari, një lojtar me kualitete të mëdha dhe të evidentuara qartë edhe nga menaxherët e skuadrave më të mëdha, është bërë një pikë referimi për të ardhmen e Olimpikut të Marsejës. Kapiteni, fanella e të cilit me numër 19 është një ndër më të kërkuarat nga tifozët, ka bërë një sezon të plotë dhe ka marrë përgjegjësitë e tij, në momente të mira dhe të mira. Gjithmonë në shërbim të kolektivit. Rikonfirmimi i tij nga trajneri Erik Gerets, i mbërritur pas largimit të Albert Emon, prodhoi edhe efektet pozitive.
Faqja sportive franceze football.fr ka bërë edhe një analizë të detajuar të rolit të Lorik Canës në mbrojtje. Përfundimi është i qartë: Cana e ka realizuar rolin më mirë se Givet, qendërmbrojtësi natyral. Cana, i njohur për volumin e tij të madh në mesfushë, nxori zbuluar pikërisht Gael Givet, i cili dje ishte edhe fajtori kryesor në pësimin e dy golave nga Bordoja, ku goli i dytë u realizua në minutën e 91-të. Gjithsesi edhe një kritikë për Canën: duhet të përmirësohet kryesisht në planin taktik të lojës në mbrojtje.
Por çdo të ndodhë sezonin e ardhshëm? Në fakt, Lorik Cana ishte edhe surpriza e këtij sezoni, me rolin e tij në mbrojtje. Olimpiku i sezonit të ardhshëm duket se do të fillojë me këtë ide. Cana, shumë shpejt mbush 25-vjeç, pritet të jetë edhe guri i themelit të mbrojtjes së Marsejës. Cana e kishte shijuar këtë rol edhe në kohën kur ishte te Paris Sën Zhermeni, por ish-lojtari i Lausane Sports, i cili është bërë një pikë e rëndësishme Marsejës duhet të përmirësohet për të realizuar përformancë më të mirë sezonin e ardhshëm.

6 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›