Raul: “Ndeshja me Barçën, ekstra-speciale”
Raul Gonzales nuk e fsheh lumturinë e tij pasi ndihmoi Realin të fitonte titullin, por pohoi se e pret me padurim vizitën e Barcelonës në “Bernabeu”. “Los Merengues” e fituan titullin tri javë përpara përfundimit dhe ndeshja me rivalin e përjetshëm merr ngjyra prestigji. “Ne dëshironim ta fitonim titullin sa më shpejt që të jetë e mundur. Tani që e fituam, ndeshja me Barçën do të jetë një ndeshje shumë speciale dhe ne dëshirojmë të jemi të aftë ta festojmë. Është e madhe pasi në gjashtë muajt e fundit ne kemi luajtur shumë mirë. Është fryt i përpjekjeve të mëdha dhe një skuadre të bashkuar”.
MESI- Edhe pse Reali i Madridit fitoi titullin e 31-të tri javë përpara përfundimit të sezonit, Lionel Mesi pohon se Barcelona e tij – fitoi 6-0 me Valencian – do të bëjë më të mirën në përballjen me madrilenët në “Santiago Bernabeu”, takim që do të luhet të mërkurën. “Ne dëshirojmë të tregojmë se jemi një nga ekipet më të mira. Ne jemi Barça dhe ne e dimë se do të shkojmë atë për të fituar. Duam t’i fitojmë ndeshjet e mbetura”. Mesi flet edhe për fitoren me Seviljen. “Sulmuam nëntë herë dhe shënuam gjashtë gola. Ndonjëherë kemi pasur më shumë shanse, por nuk kemi shënuar asnjë”.
KALDERON- Presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon vlerësoi homologun e tij te Barcelona, Hoan Laporta, duke pohuar se bosi i katalanasve ishte i pari që u uroi për triumfin e Realit, menjëherë pas përfundimit të takimit me Osasunën. Kalderon tha për mediat spanjolle se ai personalisht ishte i prekur nga kortezia e treguar nga kreu i kundërshtarit të tij të përjetshëm. “Ishte telefonata e parë që unë mora. Ishte ora 1:20 e mëngjesit. Hoan Laporta me përgëzoi dhe unë mendoj se ishte një gjest i madh”, - tha Kalderon.
SHUSTER- Trajneri Bernd Shuster këmbënguli se Reali i Madridit e meritoi të fitonte titullin e Primera Divizion në Spanjë. Trajneri gjerman pohoi se Madridit ishte ekipi më i mirë apo skuadra më pak e keqe e sezonit, duke u marrë gjashtë ekipeve të kreut më shumë pikë. “Ne e meritonim të fitonim, ne jemi fitues të merituar. Ne ishim ekipi që bëri më shumë për ta fituar”, - deklaroi ai.
6 Maj 2008