E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana do te luaje ne Gjermani pasi te perfundoje kontraten me Lacion

Lorik Cana ka shumë dëshirë që të luajë në Bundesligë. Kapiteni kuqezi ndihet mirë tek Lacio, me të cilën fitoi Kupën e Italisë sezonin e shkuar, por mendon edhe për të ardhmen.
Tashmë, në moshën 29-vjeçare, mbrojtësi kosovar do të donte të provonte edhe një aventurë në nivele të larta, në një nga kampionatet ku nuk ka qenë, në Bundesligë.
Hamburgu ka shprehur prej kohësh interesim për mesfushorin e kthyer në mbrojtës dhe që ka provuar elitën e Francës e të Anglisë, ndërsa tani po provon atë të Italisë.
Cana është stabilizuar tashmë si titullar tek Lacio dhe do të jetë për herë të dytë radhazi në kupat e Europës, ndërsa trajneri Petkoviç është i kënaqur me rendimentin e tij.
Vetë Loriku thotë se sezonin e kaluar e quan të suksesshëm dhe shton se është përshtatur më së miri në klubin italian.
Ish-kapiteni i Marsejës dhe Sandërlendit, fitoi një tjetër bast në karrierë, ndërsa Gjermania do të ishte etapa e tij e fundit në nivelet më të larta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›