E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio synon mbrojtesin kuqezi Elseid Hysaj

Elseid Hysaj mund të jetë më në fund një lojtar i Lacios. Mediat italiane njoftojnë se klubi i Serisë A do të ketë një takim me Empolin për të diskutuar për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.
Shkodrani 19-vjeçar mund të kushtojë deri në 4 milionë euro, por Empoli nuk është i gatshëm ta humbasë plotësisht, por ta ketë në bashkëpronësi, 50 për qind me 50 për qind.
Futbollisti vlerësohet nga trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi, si një nga 3 talentet shqiptarë të së ardhmes.
Ndërkaq, mbrojtësi tjetër kuqezi, Mërgim Mavraj, është kthyer në stërvitje tek klubi i tij, Grojter Fyrt.
Për shqiptarin nga Kosova u diskutua një kalim tek Lacio, gjë që deri tani nuk ka ndodhur. Grojter Fyrt ka rënë në kategorinë e dytë gjermane dhe kapiteni Mavraj mund të ndërrojë skuadër këtë verë, ndërsa ka edhe 1 vit kontratë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›