Cana, gol ndaj Liverpulit, Beqaj mbyll porten

Lorik Cana me golin e tij kundër Liverpulit (1-2) hyri në historinë e golashënuesve shqiptarë të Ligës së Kampioneve. Më parë kishin shënuar Kliton Bozgo me Mariborin dhe Besart Berisha me Hamburgun. Kapiteni i Marsejës realizoi në minutën e 23-të, duke cuar peshë tifozerinë franceze në "Velodrome". M'Bami pasoi për Shejrunë, i cili pas një kontrolli thuajse perfekt dha pasin e artë për Lorik Canën. Mesfushori i Kombëtares shqiptare i ndodhur gati në kufirin ekstrem te një pozicioni jashtë loje nuk i la asnjë shans Reinës. Fatkeqësisht avantazhi i krijuar nga Cana zgjati vetëm 3 minuta, pasi kapiteni i Liverpulit, Stivën Xherard barazoi në minutën e 23-të. Fernando Torres pasoi për Kajtin, i cili pasoi në qendër për Xherard, që me manovrën e bukur tij hodhi nga krahu tjetër portierin e Marsejës, Mandanda. Fati nuk ishte me Marsejën, pasi në minutën e 32-të, Liverpuli kaloi në avantazh me penalltinë e realizuar nga Xherard, pas një faulli të Zubar ndaj Rajan Babelit. Penalltia u gjuajt dy herë pasi në të goditjen e parë, Kajt hyri në zonën e portës franceze.
Arjan Beqaj, hero edhe në Gjermani i mbyll edhe portën Verder Bremenit në takimin e mbyllur 0-0. Një sukses i madh i Anothosis në aventurën e parë në Ligën e Kampioneve.
AUTOGOLI I HAXHIT
Mesfushori shqiptar i Apoel Nikosia në Qipro, Altin Haxhi, shënoi një autogol në favor të Shalke 04 në humbjen 1-4 në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës UEFA. Skuadra gjermane e dominoi plotësisht takimin, Haxhi shënoi golin e tretë të takimit për llogari të Shalkes në minutën e 40-të (0-3). Më përpara kishin shënuar Vesterman (0-1) e Rakitic (0-2), ndërsa Altintop i coi shifrat në 1-4. Golin e vetëm për skuadrën qipriote e realizoi Mirosavljevic.