E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Daja, trajneri i ri i Besës

Ilir Daja është trajneri i ri i Besës, duke zëvendësuar kështu brenda 48-orësh Iljaz Haxhiajn të vetëdorëhequr pas barazimit pa gola me Dinamon në Kavajë.
Midis pesë kandidaturave të përfolura Ilir Daja, Vasil Bici, Leonidha Curri, Eqerem Memushi e Ilir Biturku, presidenti "7-vjecar" i Besës (drejton nga viti 2001) përzgjodhi drejtorin teknik të Dinamos.
Ilir Daja, sezonin e kaluar u ul në bankinën e Dinamos pas shkarkimit të Agim Canajt, e në fund të kampionatit arriti t'i japë bluve titullin e 17-të tyre.
Daja mban edhe një rekord personal. Me dy ekipet e vetme në Supërligë që ka drejtuar ka mundur të dalë kampion: me Elbasanin (2005-2006) dhe Dinamon (2007-2008).
Ilir Daja është tekniku i 26-të në "epokën" Bizhdili, ku spikasin emra të tillë si Faruk Sejdini, Ramadan Shehu, Ilir Shulku, Përparim Daiu, Sulejman Starova, Hasan Lika, por edhe emri i rumunit Silviu Dumitresku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›