E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivaliteti i ashpër

Për sezonin e ri 2011-2012, Italia pritet të ketë një derbi me rivalitetin më të frikshëm dhe më të madh në botë. E tërë kjo për shkak të sagës së Calciopolit, ku Inter dhe Juventus janë në qendër të vëmendjes. Por, zbulimi i dallavereve mund të nxitë një urrejtje edhe më të frikshme mes dy gjigantëve të Italisë. Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 11:45

“Unë nuk e vjedh kampionatin dhe asnjëherë nuk kam qenë në Serie B”, thotë Masimo Moratti, përderisa pas tij dëgjohet himni “C’e solo l’Inter” i Interit.

Por, harrojeni rivalitetin në mes të Barcelonës dhe Real Madridit, Fenerbahces me Galatasarayn, Celticut me Rangersin. Harrojeni edhe një rivalitet të përhershëm në mes të Boca Juniors dhe River Plates.

Sepse rivaliteti më i madh për vitin 2011 dhe vitin që vjen ka filluar, për shkak të një teme të ndjeshme që ka dalë në shesh. Hulumtuesi i dallavereve në Federatën italiane të Futbollit, Stefano Palazzi, e akuzoi ditëve të fundit Interin për mashtrime sportive gjatë vitit 2006, gjë që rezultoi me shkatërrimin e rivalit të tyre Juventus, duke e dërguar në Serie B gjatë 2006’ës.

Edhe pse të dy skuadrat kanë një histori jo aq të mirë në mes veti, fjalët e Palazzit do të nxisin njërin prej debateve dhe rivalitetin më të ashpër që do të fillojë sivjet për shkak të skandalit të Calciopolit, që ndodhi gjysmë dekade më parë.

Për shkak se i tërë rasti ende është i hapur dhe ende qarkullojnë kaseta me biseda telefonike të incizuara nga Telecom Italia, “Bianconerët” ende qëndrojnë me këmbë për tokë dhe besojnë se ata nuk kanë bërë as më pak e as më shumë sesa Interi dhe një numër i klubeve të tjera italiane që janë të ndërlidhura me këtë skandal. Ata thonë se ankesat e tyre nuk janë dëgjuar sa duhet dhe marrja me forcë e 30 pikëve është një dënim i pamerituar për ta.

Ky dënim nuk u prit mirë nga klubi – sepse ishte Interi që fitoi Scudetton në vitin 2006 dhe disa vite rresht. Si mund të kënaqet me këtë Juve? Futbolli italian ka ndryshuar në mënyrë të tërësishme në pesë vitet e fundit dhe ishin vetëm “Nerazzurrët” që arritën të marrin një titull në Ligën e Kampionëve, por ishte vetëm Interi që nuk mori dënim për skandalin në fjalë. Ekipet e tjera e morën këtë.

Tani Interi është viktimë e ankimeve nga ekipet e tjera. Presidenti Massimo Moratti e ka quajtur deklaratën e Palazzit një “sulm të papranueshëm” për një klub që është dëshmuar i pafajshëm me këto akuza.

Para së gjithash ai nuk i pati parasysh incizimet e bisedave telefonike që ai kishte bërë me disa referë, një akuzë pak a shumë e njëjtë që kishte dënuar Juven. Madje, thuhet se Inter ka thyer nenin 6 të Federatës, ashtu sikurse AC Milan dhe Livorno. Klubit të parë iu dha një dënim më i lehtë, kurse i dyti ra në Seria B.

Kështu ky rivalitet i zhvilluar viteve të fundit do të bëhet edhe më i madh. Juventusi po kërkon një fitore morale të titullit, sepse këtë nuk e ka bërë në pesë vitet e fundit dhe për dështimet e tyre mendojnë se një faturë e mban edhe Interi.

Pesë tituj të ligës, dy kupa të Italisë, tri superkupa dhe një kupë të Ligës së Kampionëve – ky është suksesi i Interit pas humbjes së dominimit nga juventinët. Për Juven kjo gjë është katastrofë. Sepse ekipi nga Torino humbi lojtarët më të mirë, s’ka fituar asnjë titull dhe për më keq iu nevojit të luajë në Serie B për t’u kthyer në Serie A.

I tërë ky rivalitet nuk do të ketë kthim prapa. Thirrjet raciste kundër Mario Balotellit apo Samuel Eto’os kësaj radhe nuk vinë nga problematikët si Felipe Melo. Këtu nuk do të ketë lojë në shtëpi apo si mysafirë.

Madje as Piero Ceccarini nuk do të guxonte të referonte pa frikë në këso lloj ndeshjes. Këtu kemi të bëjmë më disa llogari të hapura te të dyja klubeve. Kurse takimet dhe lufta nuk do të zhvillohen vetën në fushë, por edhe në tribuna, madje edhe në WC. “Derby d’Italia” do të jetë më i madhi në glob – duke falënderuar gabimet e 2006’ës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›