Cana, i pezulluar për dy ndeshjet e radhës
Pas verifikimeve të fundit, klubi i Sandërlendit konfirmoi se Lorik Cana do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme në Premier League për shkak pezullimi prej kartonëve të marrë. Kapiteni shqiptar i “Maceve të Zeza” mori kartonin e dhjetë të verdhë në këtë sezon në ndeshjen e fituar 4-0 të martën kundër Boltonin. Cana, i cili është aktivizuar në 30 ndeshje gjatë këtij sezoni, do të humbasë dy përballjet që skuadra e tij do të luajë në shtëpi kundër Mançester Sitit dhe Birminghem. Për ironi të fatit shqiptari humbi edhe sfidën në fazës së parë me skuadrën e Sitit në dhjetor, po për të njëjtën arsye, plotësimin e numrit 5 të kartonëve të verdhë. Përveç kartonit në verdhë ndaj Boltonit, Cana ka qenë protagonist në këtë ndeshje, pasi dha një asist për golin më të shpejtë në sezonin aktual të Premier League, pas 41 sekondash.
#