E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janë joserioze, vetëm dy kosovare në Europë

Hendboll

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha për t’u njohur dhe aktivizuar në arenën ndërkombëtare, sporti kosovar po tregon se ka ende shumë rrugë për të bërë. Shembullin më të mirë e jep hendbolli, ku entuziazmi për pranimin në familjen europiane duket se po zbehet. Vendin e tij e kanë zënë problemet që kanë klubet në Kosovë, ku mungojnë fondet për të përballuar shpenzimet për ndeshjet ndërkombëtare. Kjo i detyroi drejtuesit e Federatës Europiane të Hendbollit (EHF) që të zvogëlojnë numrin e skuadrave kosovare, që marrin pjesë në aktivitetet kontinentale. Në sezonin 2005-2006 (i pari pas pranimit), kishte gjashtë skuadra që luanin në Europë, dy sezone më pas numri zbriti në katër, por mungesa e seriozitetit dhe pamundësia për t’u paraqitur bënë që EHF të vendosin që në sezonin e ardhshëm Kosova të përfaqësohet vetëm nga dy klube.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›