E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, kapiteni i Marsejës shënon një gol të rallë


Lorik Cana, mesfushori shqiptar i Olimpikut të Marsejës, skuadrës franceze që merr pjesë në Ligën e Kampioneve, realizoi një gol në minutën e 92-të në miqësoren në transfertë të Marsejës me Monpeljenë e kategorisë së dytë franceze, duke vulosur barazimin 2-2. Goli i futbollistit të Kombëtares shqiptare erdhi si fryt i një shpërthimi individual, Cana rikuperoi një top në mesfushë, duke lëshuar më pas një silurë ndaj së cilës portieri i Monpeljesë, Jourden, nuk mund të bënte asgjë. Një gol i duartrokitur gjatë nga 9000 shikuesit e pranishëm në stadiumin "Luis Mishel" të Monpeljesë. Loriku në këtë ndeshje mbajti edhe shiritin e kapitenit për Marsejën. Golin tjetër për ekipin e Albert Emon e shënoi Matje Valbuena. Për Monpelje qe shenoi edhe dy golat e pare te takimit realizuan Kamara dhe Oudah.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›