Cana, klubi deshiron qendrimin ne Marseje
Kapiteni i Olimpikut te Marsejes ka qene me pare lojtar i PSG-se, por kaloi ne vitin 2005 ne Marseje, me nje ambicie per te ringjallur karrieren e tij, si futbollist. "Marseja eshte klubi, qe ben pjese ne zemren time", thekson mesfushori i Olimpikut te Marsejes, i pyetur nese do te vazhdoje me tej karrieren e tij, ne France. Megjithate, brenda disa muajsh, ai eshte kthyer ne nje lojtar te preferuar per Olimpikun e Marsejes. Pas perfundimit te kampionatit sipas medieve franceze, Cana nuk eshte zyrtarisht pjese e merkatos se veres, per shkak te impenjimeve te tij, me kombetaren shqiptare. Cana eshte rikthyer ne France dhe pret te konfirmoje qendrimin edhe per nje sezon tjeter ne radhet e Marsejes, ose ai pret pergjigjen e ofertave qe i kane ardhur nga ekipe te njohura te Premier Liges dhe Bundesliges gjermane. Duke qene se lojtari i formacionit kuqezi, deklaroi pak kohe me pare se deshiron qe te aktivizohet ne nje kampionat me te forte, shanset e largimit dhe nderrimit te ekipit jane me te forta, per momentin.