Trajneri Lika, plane per Vllaznine ne UEFA
Trajneri i Vllaznise, Hasan Lika nis planet e tij, per te ndertuar ekipin qe do te konkurroje ne Lige Evropa, nje dite pasi eshte emeruar ne krye te stolit te skuadres shkodrane. Lika, ish-trajneri i Partizanit ne sezonin e fundit e ka drejtuar disa here ekipin e Teutes. Ai pasoi ne stolin e shkodraneve malazezin, Dervish Haxhiosmanovic, qe u largua serish nga soli shkodran. Vllaznia perfundoi ne vend te dyte, ne kete kampionatit dhe fitoi te drejten e pjesemarrjes ne Liga Evropa. Trajneri i sapoemeruar ne krye te bankines shkodrane, Hasan Lika po negocion me disa nga lojtaret qe perfunduan sezonin e fundit ne Shkoder, me te cilet do te ndertohet boshti i skuadres, por ne planet e shkodraneve jane edhe disa lojtare te tjere, qe do te perforcojne skuadren. Sakaq, raportohet nga klubi shkodran se do te jene ne planet e Vllaznise edhe disa lojtare nga me te spikaturit e Kategorise Superiore, qe do te afrohen ne forme huazimi, per te ndihmuar ekipin qe te konkurroje sa me denjesisht ne turet e para eliminatore te Evropa Liges.
Prezantimi
Hasan Lika eshte prezantuar dje dhe Vllaznia nisi nen drejtimin e tij, pergatitjet per ndeshjet evropiane. Nje sezon me pare Vllaznia ishte ekipi i vetem shqiptar qe siguroi nje vend ne turin e dyte eliminator te kupave evropiane dhe me pas i eliminoi Napoli.