E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kater kuqezi preken nga "reformat"

Aranit Muraci

Kuqezinjte jane mberthyer ne nje kohe "reformash" dhe disa nga titullaret, ose sic njihen ndryshe, veteranet e kombetares, i ka zene paniku. Deshira e madhe per te vijuar karrieren ne radhet e kombetares, do te nderpritet pak dite me vone kur kroati te deklaroje se cilet do te jene te preferuarit e tij, ne prag te dy ndeshjeve zyrtare, qe kane mbetur ne eliminatoret e Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010". Trajneri kroat, Josip Kuzhe, pas miqesores me Gjeorgjine, pritet te deklaroje ndryshimet ne formacionin kuqezi. Disa lojtare nuk do te jene me tej pjese e ekipit, pasi kombetarja do te rinovohet, ne prag te "Euro 2012". "Ekipi qe do te konkurroje per ndeshjet e kompeticionit evropian, do te kete ne perberje me shume lojtare te rinj ne moshe. Deri diku trajneri kuqezi ka bere te ditur se cilet prej futbollisteve do te sakrifikohen, duke nenvizuar se mosha do te jete kriteri baze. Na fakt jane disa lojtare te kombetares sone qe po shkojne drejt perfundimit te karrieres, por fakti se ata vazhdojne te jene protagoniste ne ekipet e tyre, i ka mbajtur ne kombetare per disa vite me radhe. Gjithsesi, mesohet se askush nuk do te jete i perjashtuar perfundimisht, pasi me fillimin e sezonit te ri, ne baze te ekipeve ku lojtaret qe do te mbeten jashte kombetares, arrijne dhe shenojne sukses, mund te kete nje rikthim te dyte. Pas ndeshjes me Portugaline dhe miqesores qe do te luaje ekipi yne ndaj Gjeorgjise, trajneri kroat do te prese edhe disa dite, per te deklaruar se cilet lojtare do te jene ne fokusin e tij. Vila, Hyka, Muzaka, Lila, portieri Ujkani dhe disa te tjere nga te rinjte do te kene mundesi qe te shfaqin vlerat e tyre ne kete ndeshje miqesore, e cila do te jete po aq e rendesishme edhe me per Berishen, Bylykbashin, Kapllanin, dhe lojtare te tjere qe nuk jane aktivizuar gjate ndeshjeve te fundit. Ata kane qendruar ne stol, edhe pse jane thirrur ne ndeshjet e kaluara. Ne rast se loja e secilit prej lojtareve, qe nuk jane thirrur kot dhe madje miqesorja me Gjeorgjine ka pasur me kohe per mision, qe te krijohet nje bindje per trajnerin, qe do te formoje edhe skuadren e "re" me disa ndryshime.

Testimi

Bylykbashi, Kapllani, Berisha, Hyka, Lila, Muzaka, Vila dhe Ujkani do te kene mundesi ne miqesoren me Gjeorgjine qe te bindin trajnerin Kuzhe, per t'i ftuar ne perfaqesimet e ardhshme te ekipit tone kombetar, para kompeticionit evropian, "Euro 2010".

Reformat

Kater jane lojtaret qe Kuzhe ka menduar per t'i larguar, pas miqesores se radhes, me Gjeorgjine. Diferenca e futbollisteve kuqezi nuk eshte e madhe ndaj njeri-tjetrit, ndaj edhe kriteri i reformave do te marre per baze moshen e ketyre lojtareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›