E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana kunder Zidanit e Raulit ne ndeshje bamiresie

Jeton Selimi

Fabio Selestini, ish-kapiteni i Olimpikut te Marsejes, sot te Getafe, ka celur nje fondacion per t'u ardhur ne ndihme femijeve me te varfer ne bote. "Foundation 4-4-2", ka organizuar nje ndeshje bamiresie ne 21 prillin e ardhshem ne Gjeneve te Zvicres, ku do te marrin pjese lojtare me emer ne arenen boterore, qe do te ndeshen me OM Star Club te udhehequr nga kapiteni aktual i Marsejes, Lorik Cana. Asi i futbollit shqiptar do te marre pjese per here te dyte ne nje ndeshje bamiresise te ketij niveli. Nje nga ambasadoret e Kombeve te Bashkuara bashke me Zidanin e Ronaldinjon, ka pranuar ndeshjen e bamiresise organizuar nga Selestini, i cili e deklaroi dje pasdite ne Marseje iniciativen e tij. Ne skuadren e organizuar prej Selestinit do te jene Zidan, Raul, Franceskoli, vellezerit Kantona e Laudrup, Lizarazu, Papen, Ravaneli, Amoros dhe shume emra te tjere te medhenj, qe do te perballen me skuadren e Canes. Yjet do t'i udheheqe trajneri aktual i Realit te Madridit, Bernd Shuster. Fondet e grumbulluara do te sherbejne per te ndihmuar klubin e Renes, skuadra e pare e Selestinit si per nje shkolle futbolli ne Kube dhe per dy nga getot e Brazilit. Cana bashke me Marsejen e tij do te ndeshen me seleksionin e UNESCO-s dhe Getafes. Shume i emocionuar eshte shprehur Lorik Cana, shqiptari i vetem qe eshte prezent ne kete ndeshje bamiresie. Per Canen, kjo eshte nje mundesi e mire per te ndihmuar femijet ne te gjithe boten dhe se eshte krenar qe merr pjese ne nje takim te tille perkrah emrave me te medhenj te futbollit boteror. "Jam i bindur sepse kjo eshte nje iniciative qe u shkon ne ndihme njerezve qe kane nevoje. Kjo me ben ta mbush rrugetimin personal me vepra humanitare si me Kombet e Bashkuara per shembull pse me fondacione te tjera ne France, ne Shqiperi dhe ne Kosove, eshte normale te marr pjese ne nje ndeshje te tille. Kur Olimpiku i Marsejes me propozoi te angazhohesha, pranova pa hezituar. Per me teper, OM eshte nje klub i madh dhe shume mediatik. Objektivi eshte te terheqim vemendjen e opinionit publik qe te ndihmojme kete fondacion. Madje, perderisa luaj me Marsejen, eshte normale te bashkosh imazhin me kete projekt. Fabio e ka strukturuar shume mire kete operacion. Ne do te shkojme me shume deshire. Kjo sherben per te bere gjera te mira".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›