E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Topcinjte" duan Kuzmanovic

Arsenali kerkon Zdravko Kuzmanovic. Lajmi vjen nga Anglia dhe i ka futur friken Prandelit dhe Fiorentines, qe gjithsesi ka takuar emisaret e klubit londinez. Kjo sipas "The Sun". "Topcinjte" kane ofruar 6,5 milione euro. Arsen Venger prej kohesh admiron 20-vjecarin mesfushor te Kombetare serbe (me pasaporte zvicerane), qe prej nje viti i eshte bashkuar grupit te Prandelit, qe, sigurisht, eshte kunder shitjes se tij. Sipas "Sun", tratativa duket se eshte drejt perfundimit. Ish-lojtari i Bazelit, i paguar 2,6 milione euro nga Fiorentina, eshte i ndjekur edhe nga klube te tjera te Premiership. Ne javet e kaluara, Njukaselli kishte trokitur ne deren e Dela Valles per te hapur terrenin. Ne te vertete, pertej kerkesave ndaj lojtarit, shoqeria vjollce kerkon te zgjase kontraten e tij (skadon ne vitin 2011). Vetem keshtu do te mund te blindonte djaloshin nga sulmet e klubeve te medhenj dhe te kenaqte Prandelin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›