Ronaldinjo-Barca, divorc i sigurt
Barcelona dhe Ronaldinjo: divorci duket i garantuar. Shtypi spanjoll ve bast per ndarjen ne fund te sezonit. Ronaldinjo, 28 vjec, do ta lere klubin katalan, mbeten per t'u percaktuar formula. Pozicioni i lojtarit, i lidhur te Barcelona deri ne vitin 2010, eshte ekzaminuar ne nje mbledhje te gjate te juntes drejtuese te shoqerise. Te dhenat e publikuara nga gazetat sportive iberike nxjerrin keto konkluzione: Frenk Rajkard, trajneri blaugrana, do te jete i lire ta zgjidhe ceshtjen nga pikepamja teknike. Me skuadren akoma ne gare per kampionatin dhe ne Ligen e Kampioneve, Rajkard do te vendose pa asnje presion ne te perdore apo jo brazilianin, qe ka luajtur kete sezon vetem 13 ndeshje si titullar. Sipas "Sport", gazete prane skuadres, nuk mund te kete asnje opsion. Ronaldinjo mund te qendroje deri ne skadim te kontrates aktuale: por kjo duket si zgjidhja me e papranueshme. Per te perditshmen "As", presidenti Huan Laporta, qe deri pak kohe me pare theksonte se do te zgjaste kontraten e lojtarit, pergenjeshtron gjithcka. Ne te vertete, raportet duket se jane komprometuar rende. Episodi i fundit ka ndodhur javen e kaluar. Numri 10 eshte ankuar per dhimbje ne njeren kembe, mjeket nuk kane verejtur asnje anomali. "E pamundur t'i besosh Ronaldinjos", shkruan "Marca", qe e konsideron brazilianin te pandreqshem. Po kaq e pamundur eshte te kerkosh 60 milione euro per kartonin e nje atleti qe ne sezonin 2007-2008 ka qendruar me shume ne stol sesa ne fushe. Nje kohe jo shume te larget, rreth Ronaldinjos ishte gati te niste nje tender mes klubeve me ne ze te Evropes (Milan e Celsi ne radhe te pare). Problemi i vertete per Barcelonen eshte te gjeje nje bleres. Keshtu bie poshte ideja qe Barca ta lere te lire lojtarin per te kerkuar nje skuader te re. Ky eshte epilogu i kerkuar nga Roberto de Asis, vellai dhe prokuratori i numrit 10. Divorci konsensual nuk pranohet as nga nje pjese e juntes te Barces. Ronaldinjo eshte blere ne vitin 2003 duke derdhur 30,5 milione euro ne arkat e Paris Sen Zhermenit. Shifra do te shlyhet teresisht ne perfundim te ketij sezoni. Te dhurosh kartonin e Ronaldinjos, do te thote te kursesh 16 milione euro, aq sa do te fitoje lojtari ne dy sezonet e ardhshme. Prandaj, ne "Camp Nou" po mendohet qe te perseritet operacioni i vitit 2002, kur presidenti i atehershem, Joan Gaspart, la te lire Rivaldon, qe kaloi te Milani.