Cana, lamtumirë Ligës së Kampionëve

Lorik Cana dhe bashkëlojtarët e tij të skuadrës së Marseille i kanë thënë lamtumirë Ligës së Kampionëve pas humbjes së thellë të pësuar nga Liverpool në "Velodrome" me rezultatin 4-0. Skuadra e mesfushorit të kombëtares shqiptare e ka parë veten jashtë që pas dhjetë minutave të parë dhe për asnjë moment nuk ka arritur që rivalizojë me finalistët e edicionit të fundit të Ligës së Kampionëve. Që në minutën e katërt Liverpool ka shënuar me anë të Gerrard i cili pasi dërgon në rrjetë një top të pritur nga Mandanda pas ekzekutimit të penalltisë nga ana e kapitenit anglez. Vetëm gjashtë minuta më vonë Torres parakalon tërë mbrojtjen e skuadrës së Marseille për të shënuar golin e dytë. Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë holandezi Kuyt shënon edhe golin e tretë për skuadrën e tij, ndërsa Marseille "dorëzon" armët dhe mundohet që të shënojë vetëm golin e nderit, porn ë vend të kësaj ndëshkohet edhe një herë në minutat shtesë nga Ryan Babel.
Shqiptari Lorik Cana ka bërë një paraqitje të mirë në aspektin individual duke fituar shumicën e dueleve, por gjithcka ka qenë e pavlefshme përballë një Liverpooli në superformë ndërsa Marseille ka dëshmuar edhe një herë se nuk është në nivelin e një sezoni më parë kur edhe arriti që të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht eliminimit nga gara më e rëndësishme e Evropës, skuadra franceze do të vazhdojë garat evropiane pasi do të paraqitet në Kupën UEFA falë vendit të tretë në grup.