E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvir Muriqi sfidon kampionët

Elvir Muriqi nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga ëndrra e tij për të rrëmbyer sa më parë brezin e kampionit të botës në boksin profesionist. Shqiptari 28-vjecar që në ringun profesionist njihet me nofkën "Kosova Kid" ka sfiduar edhe një herë kampionin botëror në versionin IBO, Antonio Tarver i cili kishte fituar përballë shqiptarit në ndeshjen e zhvilluar më 9 qershor të këtij viti, fitore kjo e kontestuar jo vetëm nga kampi i Muriqit por edhe nga mediat amerikane.
Muriqi ka shfrytëzuar konferencën për shtyp të zhvilluar pas duelit që Antonio Tarver e ka fituar ndaj Dany Santiago për t'i kërkuar "se më sy" një rimec njërit prej më të mirëve të të gjitha kohërave në kategorinë gjysmë të rëndë të boksit profesionist.
"Unë nuk kam asgjë kundër Antonio Tarverit. E respektoj si cdo boksier tjetër por unë kërkoj atë që kishte kërkuar edhe vetë Tarver kundër Roy Jones Jr. Ai e kishte humbur ndeshjen e parë kundër Roy Jones dhe kërkoi një rimec. Roy Jones i dha mundësinë dhje në ndeshjen e dytë Antonio u bë kampion bote. Në ndeshjen e parë Antoinio Tarver ishte i bindur se e fitoi ndeshjen kundër meje, por njejtë mendoj edhe unë për vete. Unë dua atë që Tarver mori nga Roy Jones dhe jam i bindur se një ndeshje e dytë mes nesh nuk do të zgjasë deri në fund", ka thënë Muriqi duke shtuar më pas se është i gatshëm që të përballet edhe me secilin prej kampionëve të botës si Glen Johnson,Chad Daëson,Zsolt Erdei, ndërsa fjalët e tij janë duartrokitur nga të pranishmit.
Ndërkohë Elvir Muriqi vazhdon përgatitjet për duelin e tij të radhës që do të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm dhe i vetmi problem i promotorit të tij është që të gjejë një kundërshtar të renditur lart në renditjen botërore dhe i cili do të pranonte një duel me boksierin shqiptar.
Viti 2008 do të jetë vendimtar për synimin e aktualisht boksierit më të suksesshëm shqiptar të ringut profesionist për të fituar brezin e kampionit të botës në njërin prej versioneve të mëdha botërore WBC, WBA, IBF apo WBO.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›