Cana: “E rëndë”

E kishte menduar si një ndeshje historike duke besuar në një kualifikim të skuadrës së tij, por pas 90 minutave në "Velodrome", Lorik Cana është ndarë tejet i zhgënjyer me humbjen e thellë që skuadra e tij pësoi nga Liverpool me rezultatin 4-0 si dhe diskualifikimin nga Liga e Kampionëve. Kapiteni shqiptar i skuadrës së Marseille ka shprehur zhgënjimin e tij duke e quajtur një zhgënjim të rëndë humbjen nga Liverpool.
"Ëshë e rëndë. Ne e kishim fatin në duart tona para publikut tonë që priste kualifikimin. Është një rezultat shumë zhgënjyes për ne pas një fillimi shumë të mirë që kishim bërë. Duhet të mundohemi që të harrojmë këtë ndeshje dhe të tentojmë të rikthehemi këtu vitin e ardhshëm. Pas golit të parë ishte shumë e vështirë për ne. Ne kishim topin në posedim por ata luajtën shumë të mbyllur. Falë dy golave epërsi e tërë loja zhvillohej në favor të tyre", ka thënë menjëherë pas ndeshjes Cana.