Cana mahnit tifozët

Nga Express më 09 korrik 2011 në ora 12:29
Qysh në seancën e parë stërvitore me Lazion, Lorik Cana i ka mahnitur tifozët e klubit romak. Skuadra italiane e ka nisur të enjten në Venecia fazën përgatitore për edicionin e ri.
Edhe pse ende nuk është prezantuar zyrtarisht me fanellën e ekipit të tij të ri, mesfushori shqiptar ka udhëtuar drejt Venecias bashkë me lojtarët e tjerë të Lazios.
Seanca e parë stërvitore është përcjellë prej rreth 100 tifozëve fanatikë të Lazios. Ata shfaqën emocione të forta për 27 vjeçarin nga Kosova, e po ashtu për sulmuesin e gjerman Miroslav Klose – blerje këto më të bujshmet për Lazion. Të dy ata treguan kualitete të larta.