E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrihet marrëveshja ekonomike për Bashën

Nga Express më 09 korrik 2011 në ora 12:28

Torino ka arritur marrëveshje ekonomike me Migjen Bashën. Sipas mediave italiane, presidenti Urbano Cairo e ka gjetur gjuhën e përbashkët me mesfushorin kosovar, i cili do t’i përfitojë 300 mijë euro në sezon.

Në anën tjetër, vetë futbollisti ka thënë për Express se ia ka vënë kushtet e tij klubit Granata dhe se pret përgjigje shumë shpejt. Tash, Torinos i nevojitet të merret vesh edhe me Atalantan, e cila e mban kartonin e futbollistit.

Torino dëshiron ta marrë hua futbollistin nga Theranda me mundësi që ta blejë gjysmën e kartonit pas një viti, kurse ekipi nga Bergamo dëshiron ta shesë menjëherë gjysmën e kartonit të lojtarit.

Torino e konsideron 24 vjeçarin si lojtar ideal për ta udhëhequr mesfushën drejt rikthimit në Serie A. Në të kaluarën, Basha ka luajtur në Loussane, Viareggio, Lucchese, Rimini e Frosinone.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›