Udgejt i jep fund aventurës me Totenhamin
Xhonatan Udgejt nuk është më lojtar i Totenhamit. Mbrojtësi 31-vjeçar e ka shkëputur kontratën me klubin anglez të premten. Ish-lojtari i kombëtares angleze nuk ia doli të bindë me paraqitjet e tij në eksperiencën trevjeçare te Spurs. Udgejt e arriti kulmin e karrierës kur u transferua te Real Madridi, por një lëndim i rëndë nuk e lejoi që të luante rregullisht në klubin madrilen. Ai ka luajtur më parë edhe me Lids, Njukastëll dhe Midllësbrou.