E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi do shesë, Shnajder i pari në listë?

Një prej drejtorëve të Interit, Ernesto Paolilo ka aluduar se Uesli Shnajder mund të shitet gjatë këtij afati kalimtar veror. “Ne duhet ta shesim, pasi ta kemi shitur do të shohim çfarë mund të blejmë. Hapi i parë do të jetë shitja dhe jo blerja. Ne po mendojmë për rregullat e UEFA-s për Fair Play Financiar. Ja pse do të fillojmë të shesim, përndryshe nuk do të blejmë asgjë. Por, natyrisht ne nuk do të zbulojmë se kë kemi në plan ta shesim pasi nuk do të ishte mirë për tregun tonë”, tha Paolilo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›