E Diel, 1 Nëntor 2026

Barça jep 50 milionë euro për Gareth Bejl

Barcelona është duke përgatitur një ofertë sensacionale në vlerën e 50 milionë eurove për Gareth Bejl, por është e gatshme të presë edhe 12 muaj për të siguruar shërbimet e tij. Mesfushori i Totenhemit është objektivi i ri i kampionëve të Europës, të cilët janë të gatshëm ta thyejnë rekordin e transferimeve për një lojtar britanik. Barcelona mendohet se po bën gati një ofertë 50 milionëshe për anësorin anglez, dhe është e bindur se kjo shumë është e mjaftueshme për të mposhtur rivalët si Inter dhe Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›