Senna do të mungojë rreth dy muaj

Mesfushori i Villarrealit, Marcos Senna, do të mungojë në dhjetë javët e ardhshme, si pasojë e dëmtimit të kofshës.
Klubi nga La Liga ka njoftuar se 34-vjeçari u dëmtua në barazimin pa gola kundër Valencias në kuadër të Kupës së Mbretit që u zhvillua javën e kaluar.
Senna shkoi në Brazil për festa dhe atje iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, të cilat kanë parashikuar një mungesë afër dymujore.