Kaka do të kalojë te Chelsea, jo te Interi?

Superylli i Real Madridit, Kaka, verën e ardhshme do t`i bashkëngjitet Chelseat, dhe jo Interit, ka thënë superagjenti Ernesto Bronzetti.
Është spekuluar se braziliani (i cili pritet të kthehet pasi qëndroi jashtë fushe që nga muaji gusht si pasojë e një dëmtimi) do t’` bashkëngjitet Interit gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo Bronzetti, i cili është i afërt me Realin, thotë se kjo nuk do të ndodhë.
Sipas Daily Mail, Bronzetti ka thënë se nëse 28-vjeçari largohet nga Los Blancos qershorin e ardhshëm, gjasat janë 90% që ai t`i bashkëngjitet Chelseat.