E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, Buffon rikthehet në stërvitje

Juventus i është rikthyer punës ditën e sotme pas pushimeve të Krishtlindjeve me një të re: rikthimin në stërvitje të portierit Gianluigi Buffon.
Portieri i bardhezinjve ka punuar së bashku me shokët e skuadrës për herë të parë pas operacionit që e mbajti pesë muaj jashtë fushave.

Në stërvitje është rikthyer edhe Amauri, i cili po rekuperohet nga dëmtimi në gjurin e majtë.

Sulmuesi italo-brazilian është stërvitur në mënyrë të veçuar.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›