Santa Cruz nuk e pranon huazimin

Nga Express më 28 dhjetor 2010 në ora 17:18
Roque Santa Cruz i ka idetë e qarta për të ardhmen e tij. Sulmuesi i Manchester Cityt ka thënë se nuk pranon të huazohet në një ekip, duke nënkuptuar kështu se dëshiron të shitet përfundimisht nga Citizens, ose të qëndrojë aty.
“Nuk e kam pranuar një huazim për gjashtë maj, ngase do të ishte e vështirë për familjen time. Për mua me rëndësi është që të rikthehem të luaj. Do të mundohemi ta gjejmë një zgjidhje së bashku me klubin. Ndoshta disa skuadra mendojnë se nuk luaj për shkak të problemeve me gju, por unë siguroj se jam mirë”, tha sulmuesi paraguaian.