Milani në kontakte me Arsenalin për Denilson

Kampioni i Serie A, Milani, raportohet se është i interesuar për shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Denilson.
Trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, ka pranuar një kërkesë për transferim nga i riu dhe është i gatshëm ta shndërrojë në para brazilianin.
Corriere dello Sport shkruan se zëvendës-presidenti i Milanit, Adriano Galliani, është i gatshëm të kthehet drejt transferimit të Denilson.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, mendon se i riu është i aftë të plotësojë zbrazëtinë e lënë nga largimi i Andrea Pirlos drejt Juventusit.