Nasri i mërzitur në fanellën e Arsenalit

Promovimi i fanellave të reja të “Topçinjve” për sezonin 2011-2012, nuk e gjeti mesfushorin Samir Nasri edhe aq të lumtur.
Në 125 vjetorin e themelimit të klubit, Nasri nuk është në gjendjen emocionale më të mirë. Në fotografimin me fanellën e re që e rikthen historinë, francezi nuk duket shumë i lumtur. Ai ende nuk ka arritur marrëveshje të re me Arsenalin, njëkohësisht klube të tjera si Manchester United, etj, të cilët tashmë kanë shprehur interesim për 24 vjeçarin.