Cana mungon ndaj Le Mans për shkak suspendimi

Lorik Cana do t'i mungojë skuadrës së tij, Marseille në ndeshjen e të shtunës në kuadër të javës së 19-të të kampionatit francez përballë Le Mans. Mesfushori shqiptar është i suspenduar për shkak të kartonëve të verdhë dhe sëbashku me Ziani, Rodriguez, Givet dhe Faty do ta shikojnë ndeshjen nga tribuna. Këto mungesa i kanë shkaktuar shumë kokëcarje trajnerit Erik Gerets që në kampionat në javët e fundit kishte pasur një ecuri të mirë. Aktualisht skuadra e Marseille renditet në pozitën e 14-të ë kampionatit francez me 22 pikë të fituara në 18 ndeshje.