Champions/ Olimpakos-Çelsi, deklaratat

Grekët e Olimpiakosit do të përballen me Celsin në raundin me eliminim, ndaj të cilëve janë ndeshur për herë të parë në këtë fazë të Ligës së Kampioneve në sezonin 1998-1999. Për trajnerin Panajotis Lemonis e pëlqen sfidën: "Pas dy muajve forma e ekipeve do të jetë thelbësore për të dy skadrat. Në këtë fazë të kompeticioit nuk ka kundështarë të lehtë. Celsi ka lojtarë individualë shumë të talentuar, por ata shquhen më shumë si një ekip që punë mirë në lojën kolektive. Ata kanë shumë përvojë dhe në këtë nivel unë nuk mendoj se mospatja e eksperiencës nga trajneri Avram Grant se do të përbëjë një cështje. Unë jam i lumtur pasi lojtarët e mi do të ndikohen të punojnë shumë dhe të përpiqen si një kolektiv. Qëllimi ynë është të krijojmë një skuadër që të jetë e qëndrueshme për tri-katër vitet e fundit". Mesfushori grek Ieroklis Stoltidis pohoi se përqindjet e kualifikimit janë "60-40" në favor të Celsit.