E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions / Sëlltik-Barcelona, deklaratat

Sëlltiku do të ketë kundërshtar Barcelonën e Frank Rajkardit, i cili do të mungojë në bankinë në ndeshjen e parë që do të luhet në Gllazgou.
Trajneri i Sëlltikut, Gordon Stachan u shpreh pas shortit rreth kampionëve të Europës të vitit 2006. "Ata kanë disa lojtarë të mrekullueshëm, por gjëja më e mirë është fakti se ata nuk mund t'i përdorin të gjithë në të njëjtën kohë. Një nga ata që argëton më shumë njerzit është i riu Lionel Mesi. Andres Iniesta është gjithashtu një futbollist fantastik, dhe gjithashtu mbrojtja e tyre është e mirë.
Kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol tha: "Është një short i mirë për ne, por ne duhet ta presim me respekt. Sëlltiku është shumë fizik dhe mbrohet mirë dhe është shumë vështirë t'u shënosh, por në nëse në do të shënojmë shumë shpejt gjërat do të bëheshin më të lehta për ne".
Drejtori sportiv i Barcelonës, Txiki Begurishtajn tha: "Sëlltiku është një ekip i fortë në shtëpi dhe bëjnë të pamundurën atje, por duke luajtur ndeshjen e dytë në shtëpi kemi më shumë optimizëm. Unë nuk mendoj se shorti na vendosi përballë një kundërshtari të lehtë dhe ne do të jemi shumë të kujdesshëm në Skoci, atje ku dhe fansat e tyre krijojnë një atmosferë spektakolare".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›