Champions/ Arsenal - Milan, deklaratat

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger pohoi: "Është një sfidë e madhe, por nëse ju do të më pyesnit mua se nëse ne kemi shanse për të mposhtur ata, unë do të thoshja ‘po'. Ne kemi një punë për të përfunduar dhe ne do të përpiqemi ta kryejmë atë, pasi nuk jemi ne përgjegjës për shortin. Të fitoni (Ligën e Kampioneve) ju duhet të mundni ekipe të mëdha dhe Milani është një ekip i madh, kampion i Europës dhe i botës".
Trajneri i Milanit, Karlo Anceloti e di shumë mirë se përballë ka një kundërshtar shumë të fortë. "Arsenali ishte një nga ekipet më të forta në short", - tha Anceloti. "Ata kanë shumë kualitet dhe më shumë teknikë se Liverpuli, por jo të njëjtën eksperiencë. Gjatë viteve të fundit ne nuk jemi përballur me ndonjë ekip londinez. Arsenali është një ekip i ri dhe me shumë lojtarë cilësorë. Janë liderit e Premier Ligës dhe kanë bërë një start shumë të mirë gjatë këtij sezoni edhe pse janë duke treguar disa shenja lodhje tani. Unë mendoj se Sesk Fabregas është një nga mesfushorët më të mirë në Europë". Kuqezinjtë kanë dalë të pamundur në 11 vizitat e tyre të fundit kundër kundërshtarëve anglezë në ishullin britanik.