Cana ndërpret bisedimet me Hamburg-un

Lorik Cana ka ndërprerë bisedimet me klubin e Hamburgut. Vetë kapiteni i Marsejës ka bërë të ditur për mediat franceze se ka ndërprerë bisedimet me skuadrën gjermane për një periudhe treditore pasi është në bisedime me dy skuadra Angleze. Të dyja skuadrat angleze janë ato të qytetit të Liverpoolit ku Evertoni është më favorit, por Cana do të dëshironte të kalonte te Liverpooli. Lorik Cana do të dëshironte një kalim te gjigandët anglezë, por kjo varet edhe nga largimi i Alonsos nga Liverpool-in.