E Diel, 1 Nëntor 2026

Blair, mund të jetë president i parë i BE-së

Qeveria e kryeministrit britanik Gordon Brown, ka përsëritur mbështetjen e saj për ish kreun e qeverisë Tony Blair për t'u bërë president i parë i Bashkimit Europian. Megjithatë këto janë ende çështje që mbeten për t'u diskutuar, pasi ky pozicion ende nuk ekziston dhe mbështetja për të në Europë, madje edhe në Britani, është pak e sigurtë. Glenys Kinnock, ministrja britanike për Europën ka thënë për gazetarët në përfaqësinë e Unionit Europian në Strasburg se Toni Blair është kandidati britanik për president të Këshillit të Europës dhe se ajo ishte e sigurtë se qeveria angleze nuk do ta përkrahte kandidimin e Blair-it pa marrë më parë mendimin e tij për këtë pozicion. Ky post , pra posti i presidentit të Bashkimit Europian do të krijohet nëse të 27 vendet anëtarë të bllokut, ratifikojnë traktatin e Lisbonës, duke i dhënë bllokut një zë më të fuqishëm në arenën ndërkomëbtare. Shumica e vendeve e kanë ratifikuar, por Irlanda do të zhvillojë një referendum të dytë në 2 tetor, pasi e refuzoi atë vitin e kaluar. Sipas sondazheve, ka gjasa që që traktati të aprovohet. Toni Blair, i dha fund një lidershipi të gjatë, thuajse prej një dekade si kryeministër duke u larguar nga posti në vitin 2007-të. Aktualisht ai po punon si i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, SHBA-së dhe Rusisë në Lindjen e Mesme. Ndërkohë duhet ende që të bëhet publike dëshira dhe interesi i tij për të qenë kandidat për postin e presidentit të Bashkimit Europian. Më herët edhe presidenti francez Nicolas Sarkozy ka thënë se Blair do të jetë një kandidaturë e mirë për këtë pozicion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›