E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, 3 të vdekur nga përmbytjet

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës që kanë prekur pjesën veriore të Turqisë. Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, kanë provokuar dëme të mëdha në këtë pjesë të Turqisë duke detyruar disa banorë që të braktisin shtëpitë e tyre. Lajmi për numrin e viktimave të rrëmbyer nga përmbytjet, është bërë i ditur nga agjensia shtetërore e lajmeve. Trupi i një 65-vjeçareje, dhe djalit të saj, u gjetën nga ekipet e shpëtimit brenda ambienteve të shtëpisë, e cila ishte fundosur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në provincën Ordu.
Në një tjetër incident, një person ka vdekur dhe rreth tetë të tjerë janë deklaruar të humbur, sërish si pasojë e përmbytjeve në krahinën Artvin që ndodhet prane kufirit me Gjeorgjinë. Trupat paraushtarake janë dërguar në zonë për të ardhur në ndihmë banorëve, pas reshjeve që nuk dolën per rreth dy orë. Si pasojë e reshjeve u shkatërruan dy ura dhe shumë prona private.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›