MESIMET KOSOVARE NGA DURRES-KUKES
I
Arteria kryesore e lidhjes direkte jo vetëm infrastrukturore midis Shqipërisë dhe Kosovës tashmë po hyn në pjesën e fundit të përfundimit. Tuneli tashmë i mirënjohur, Rrëshen-Kalimash, u përurua pjesshëm, për të hapur kështu mundësinë e qarkullimit më të madh të njerëzve dhe mallrave në Ballkan. Është e qartë dhe e sqaruar se kjo pjesë e rrugës paraqet nyjen kryesore të ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës, si një arterie e fuqishme për lidhjen e afërt të Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk ka dyshim se kjo autostradë do të jetë e rëndësisë së pakrahasueshme për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në Ballkan, mirëpo kjo autostratë në të vërtetë ka një rol tepër më të rënëdësishëm për kombin shqiptar. Shqiptarët, kudo që jetojnë në Ballkan, do të mund të lidhen mes vete në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt përmes kësaj autostrade, e cila shkurton ndjeshëm pjesën më të madhe të maleve të larta të veriut të Shqipërisë. Për më tepër, lidhja përmes kësaj autostrade është në realitet edhe shkëputje e theksuar e largësisë së kryeqyteteve të dy shteteve me shumicë shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, kryeqytete këto që vazhdojnë të jenë të ndara përmes kufijve administrativë, si dhe kanë qenë të largëta për më shumë se gjysmë shekulli gjatë kohës së rëndë të komunizmit.
II
Autostrada Durrës-Kukës ka katër mesazhe apo aspekte kryesore. Së pari, aspekti ekonomik i zhvillimit të Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit, sikurse edhe të forcimit të mundësive të kësaj pjese të Ballkanit për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave nga pjesë dhe drejtime të ndryshme të botës, qoftë nga Lindja në Perëndim apo drejtime tjera. Së dyti, aspekti politik dhe integrues i shteteve të Ballkanit, të cilat me këtë autostradë në mënyrë definitive hynë në stadet më zhvillimore të historisë së tyre. Po ashtu, në këtë mënyrë, këto shtete dhe Ballkani në përgjithësi është më i përafërt me standardet e zhvillimeve dhe jetës së qytetarëve në Bashkimin Evropian dhe Perëndimin. Së treti, aspekti i ri-rregullimit të marrëdhënieve midis shteteve dhe kombeve në Ballkanin e trazuar për shumë e shumë dekada. Shqiptarët, si komb dhe si shtete, tregojnë avancimin e tyre të shpejtë dhe të sigurt në raport me fqinjtë, të cilët jorrallë herë gjatë historisë së vonshme kanë synuar territoret shqiptare. Së katërti, aspekti kombëtar i komunikimit përmes autostradës, gjë që fuqizon në mënyrë të qartë lidhjen emocionale, politike, ekonomike dhe shpirtërore midis shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Kosovë Lindore, Maqedoni dhe Mal të Zi. Shqipëria, edhe në këtë rast, dëshmoi rolin prijës.
III
Kosova, ndërkaq, ka mbetur dukshëm mbrapa në aktivitetet e saj të drejtpërdrejta sa i përket zhvillimeve afruese me Shqipërinë. Edhe pse qeveria shqiptare i ka ofruar Kosovës në përdorim jo vetëm rrugët, ajrin dhe ujin, por edhe një port të tërë për nevojat kosovare, qeveria në Kosovë ka vazhduar të ndjekë politikat e saja të mos-veprimit. Duke bërë kështu, Kosova nuk ka bërë asnjë hap të qartë dhe të përkushtuar që të paktën të fillojë punimet në pjesën e këtejshme të autostradës. Në krahasim me punën që ka bërë qeveria shqiptare për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, qeveria kosovare shihet se nuk ka lëvizur asnjë gurë për të ndërtuar pjesën e saj nga Morina në Merdare. Pavarësisht deklaratave pompoze të zyrtarëve të lartë të qeverisë se kjo pjesë e autostradës do të fillojë së shpejti të ndërtohet, doli se ato kanë qenë vërtetë të pabaza, të pa-analizuara dhe fare të papërgjegjshme. Në fillim të vitit 2008, qeveria tha se kjo pjesë e autostradës do të fillojë të ndërtohet në korrik 2008. Pas më shumë se 15 muaj, Ministri Fatmir Limaj të shtunën, ndërkaq, tha se shpreson që të paktën një pjesë e shkurtër e pjesës kosovare të autostradës të fillojë gjtaë këtij viti. Ai tha se shpreson që punët në segmentin A (Vërmicë-Prizren) do të mund të fillojnë gjatë këtij viti.
IV
Aleancat ndër-shqiptare dhe shqiptaro-Perëndimore mund të finalizohen vetëm me përkushtimin e përbashkët të elitave politike, ekonomike, shoqërore dhe kombëtare në të gjitha këto pjesë të Ballkanit ku jetojnë dhe kanë rol vendimtar shqiptarët. Vullneti i fuqishëm i dëshmuar në këtë rast nga ana e qeverisë së Shqipërisë, duhet domosdoshmërisht të përcillet me të njëjtin nivel edhe nga qeveria e Kosovës, e cila fatkeqësisht është duke vazhduar mënyrën e saj të fjetjes sa i përket veprimeve dhe veprimeve sa i përket korrupsionit. Sikur të ishte fjala për ndikim në ndonjë tender, projekt përfitues, korrupsion, kontrabandë apo edhe më keq, qeveria e Kosovës do t‘ia tejkalonte shumëfish qeverisë së Shqipërisë së NATO-s. Por, përgatitja për fillimin e punimeve në autostradën Vërmicë-Merdare duket të mos jetë prioritet për qeverinë e pasigurisë së dhomës së dëshmive. Për këtë dhe tjera arsye, qeveria e Kosovës dje është dashur ta mbajë kokën ulur në secilin rast që është dashur të paraqitet para qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Në vend se të vazhdojnë retorikën e tyre boshe në mbulim të dështimeve të mëdha të këtyre muajve, qeveritarët e Kosovës duhet të përkushtohen në punët për Kosovën dhe qytetarët. Autostrada dhe Qeveria e Shqipërisë në NATO është shkollë për këta tanët.