Cana ne Premier Lige, sot prezantimi me Sanderlendin
Drejtori i Sanderlendit, Stiv Brus ka folur per blerjen me te fundit te ekipit te tij te Premier Liges, duke e quajtur Canen nje lojtar me aftesi te jashtezakonshme. Sipas Brus, mesfushori i kombetares sone eshte nje nder goditjet me te medha te merkatos dhe pa qene nevoja per t'u provuar, ai ka garantuar tifozet se eshte i sigurt fakti qe 25-vjecari,, ka per te shkelqyer ne Premier Lige. Brus pranoi se me firmen qe hodhi Lorik Cana, nuk eshte bere aspak pishman per shumen e 5 milione sterlinave, pasi ish-kapiteni i Olimpikut te Marsejes, ka per te qene mes lojtareve me te mire te sezonit te radhes ne Angli. Eshte vleresuar si lojtar me potencial te larte dhe me nje te ardhme te sigurt ne Premier Lige. Brus thekson: - "Ai eshte nje lojtar i niveleve te larta. Ai eshte nje lider dhe ka gjithcka qe une pelqej te nje lojtar. Kam qene jashtezakonisht me fat, kur e pashe ate dy here te luante nje vit me pare ndaj Liverpulit ne ndeshjet e Liges se Kampioneve dhe qe prej atij momenti, kam forcuar idene se do ta ftoj ne skuader". Elozhet per blerjen e Canes shkojne edhe me tej, nga drejtuesi i Sanderlendit. "Por une kurre nuk do te mendoja se kemi thjesht nje shans per te pasur sherbimet e lojtarit te mesfushorit te kombetares se Shqiperise. Per te pasur sherbimet e Canes, mendoj se eshte dicka fantastike", - theksoi drejtuesi i Suanderlendit, qe tregon me tej detajet e marreveshjes se arritur me lojtarin kuqezi. "Ne takuam babain e tij nje nate me pare dhe ai deshironte, qe marreveshja te arrihej brenda 24 oreve. Jam i sigurt se ai eshte nje blerje e madhe, nga me te rendesishmet per Sanderlendin".