E Diel, 1 Nëntor 2026

Taci: Bolonja, do ta kthejme ne nje ekip te madh

Rezart Taci, do te prezantohet me 3 gusht, ne drejtimin e klubit te Seria A: Per dy vjet, do ta ngre ne nivele te larta

Nje kafe ne "Piazza Maggiore", kontaktet e para me emrin e ri te presidentit te Bolonjes. Inxhinieri Rezart Taci, jep nje koment ne lidhje me pershtypjet e tij te para, pas marreveshjes: - "Sigurisht, sapo kam ardhur dhe entuziazmi i bolonjezeve me ka bere si fillim, shume te lumtur".

Zoti Taci, cfare ju shtyu qe te blinit Bolonjen?

Deshira qe te integrohem ne Itali, ne tregun italian.

Taci, eshte konfirmuar tashme ne krye te Bolonjes?

Jo, akoma. Do te jem me 3 gusht, kur edhe marreveshja me familjen Menarini te kete perfunduar zyrtarisht.

Atehere nga do ta nisni punen e re ne krye te skuadres?

Objektivi yne i pare eshte qe te rikonstruktojme nje skuader, e cila do te jete e forte ne Seria A.

Ju keni folur per nje Bolonje, qe do t'i perkase niveleve dhe do te jete ne majat e klasifikimit. Sa kohe do te duhet qe te realizoni projektin tuaj te madh?

Shpresoj qe per dy vjet, ta realizoj nje gje te tille.

Inxhinier, do te jeni presidenti i ri i Bolonjes?

Po. Nese gjithcka shkon per mire, do te jem me 3 gusht, presidenti i Bolonjes.

Franceska Menarini ,do te mbetet ne shoqerine e Bolonjes?

Familja Menarini do te jete ne partneritet, nderkohe zonja Franceska do te kete nje post tek Bolonja.

Trajneri dhe lojtaret qe jane aktualisht, do te kerkojne votebesimin?

Do te jete me mire qe t'i besojme te njejtit trajner. Deshirojme qe ta forcojme ekipin me lojtare te tjere, per te qene ne fund te ketij edicioni mes gjashte skuadrave te para ne klasifikim.

Perfshihet ne perforcime edhe lojtare me emer?

Synojme qe te afrojme lojtare te forte. Me pare duhet te krijojme kushtet e duhura. Mos harrojme se kemi edhe tani tek Bolonja, lojtare shume te mire dhe duhet t'i shfrytezojme ne maksimum potencialet e tyre.

Sa abonime shpresoni qe te keni ne kete sezon?

Te pakten aq sa kane qene edhe vitin e kaluar.

Eshte e vertete se Berluskoni dhe Galiani, te kane keshilluar qe te marresh Bolonjen?

Miqte e vertete, te japin keshilla te mira.

Do te shohim nje dite marken "Taci Oil" ne rruget e Italise?

Ka gjithmone nje lidhje mes biznesit dhe sportit. Strategjia jone eshte qe edhe marka e biznesit te perfshihet ne nje te ardhme. Ne Itali synojme qe te investojme ne fushen e energjise, por skuadra eshte tjeter gje dhe do te jete nje sfide me shume.

E njihni Luciano Moxhin?

E kam pare, sigurisht ne televizion, ne lajme, por nuk kam pasur asnjehere kontakte me kete person.

Merkatoja e Bolonjes, do te jete e bllokuar deri me 3 gusht?

Jo, do te ecim mbi dy binare paralele, shoqeria dhe ekipi.

Zoti Taci, ju mendoni qe te qendroni gjate ne drejtimin e Bolonjes?

Nuk varet vetem nga ana jone. Ne deshirojme qe te perfundojme nje projekt te gjate. Edhe tifozet, duhet te jene perkrahes ne te ardhmen.

Si jeni ndiere, pas vendimit per te marre Bolonjen?

Sigurisht, jam ndjere i lumtur qe zgjodha nje ekip si Bolonja. Njerezit jane te sjellshem.

Tani jeni me shume i lumtur, apo i shqetesuar?

Ne kete moment jam me shume i shqetesuar. Nuk eshte gje e thjeshte te futesh per te drejtuar nje ekip ne Seria A. Ndoshta pasi te arrijme rezultate pozitive, do te kemi kohe edhe te gezohemi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›