Cana, në fushë përkrah kampionëve
Mesfushori shqiptar, Lorik Cana, do të jetë përsëri pjesë e një ndeshje bamirësie, ku këtë radhë do të ketë shokë skuadre apo kundërshtarë, disa nga kampionët më të mëdhenj të futbollit francez. Të hënën në mbrëmje do të luhet takimi i bamirësisë, i organizuar nga Fabio Selestini, që vë përballë një ekip yjesh "4-4-2" dhe formacionin "All Stars" të Olimpikut të Marsejës. Në ekipin "4-4-2" do të luajnë ish-lojtarë të famshëm, si nga Zinedin Zidan, Enco Françeskoli, Majkëll Laudrup, Zhordi Krujf apo Erik Kantona, pa harruar sulmuesin e Realit të Madridit, Raul. Ndërkohë, Cana do të luajë në skuadrën e yjeve të Olimpikut të Marsejës, përkrah emrave si Robert Pires, Fabricio Ravaneli, Biksent Lizarazu, Kristian Karrembë dhe Stefan Shapuiza.