Larg mitit të feminizmit
Jo, libra si ky nuk duhen lexuar pranë detit. "Një dhomë më vete", pak çaste "a parte", "separe", vetëm me veten: kaq kërkonte shkrimtarja britanike Virginia Woolf gati një shekull më parë. Vetëm kaq kërkonte më 1928 një grua londineze, që tashmë e kishte bërë emrin e saj të përveçëm.
Ǒka ndryshuar në botën njerëzore që nga koha kur Woolf kërkonte "një dhomë më vete", sa për t‘i dhënë njerëzisë atë pjesë të vetes, kritike, po aq dhe triumfuese, që mbeti në esetë dhe shkrimet e tjera?! Nuk është më po ajo situatë që e çonte Woolf dëshpërimisht të supozonte se "sikur nëna e kësaj zonje, apo dhe nëna para kësaj, apo dhe nëna e nënës së kësaj të parafundit, të kishin luftuar pak më shumë jo për pudrën sipër hundës, por për një fletë libri më shumë të lexuar, tani nuk do të ishim vetëm duke studiuar arkeologji e histori, apo gjeometri e fizikë, por do të kishim dalë madje sipër tyre". Diçka ka ndryshuar, dhe jo pak. Në Gjermaninë e udhëheqësve të fortë për herë të parë qeverisjen e mori në dorë një zonjë kancelare, Merkel. Të mos flasim për Thatcher-in, "zonjën e hekurt" britanike, ku kishte një traditë të trashëgimit të kurorës në krye mbretëreshash. Edhe demokratët amerikanë gjithashtu këtë herë kanë gjetur një formulë të shkëlqyer: votën ose shpresën - votën për një presidente grua, gjithaq edhe për një president me ngjyrë, right now, ose shpresën se në një proces tjetër elektoral do të çmohemi si të parët që kandiduam prej atyre rendeve gjinore e racore që nuk kishin kandiduar kurrë e prej askujt. Jo, nuk është më si në kohën e Woolf. Shekulli i 20-të u rrotullua rreth zonjave. Edhe kur ato nuk u bënë sunduese të botës, e vërtitën atë. Lady Diana tronditi nga themelet autoritetin konservator të kurorës anglikane dhe ndoshta ajo e ndryshoi më shumë mendësinë e vendit të vet se vetë "zonja e hekurt". Cecilia e sertë parisiene, edhe pse në prag të një ndarjeje që trullosi mendjen e tepërt të gjysmës së botës, u shkëput nga roli i "zonjës së parë" të Francës aristokratike me një gjest publik për t‘i vënë gishtin kokës: nuk mori pjesë në drekën me hot dog dhe hamburger të shtruar nga Presidenti Bush. Sjellje e një qytetareje të lartë franceze, të mësuar me gotëzën e shampanjës, shkëlqimin e salloneve, surprizat e luksit, kryqëzimet e vështrimeve, lux & celebrity, që nuk u dëftua te gjysmë-francezi Sarkozy.
Disa vite më parë, me Mbretëreshën ilire Teuta, më qe ngulitur në mendje pyetja se ç‘ishte ky "matriarkat i vonuar" që shfaqej në ndorimin e pushteteve tek ilirët në pragun e krishtërimit. Mbretëreshë e nënë mbretërish, ajo e sundoi kohën ndoshta me po aq kthjelltësi e energji sa edhe "zonja e hekurt" Thatcher, së cilës me siguri i bien më qafë kur e quajnë kështu. Në të vërtetë, "zonja-grua" është shfaqur me po aq fuqi e pushtet sa në letërsi, edhe në jetë. Që herët ajo ka pasur ndikim-hijen te pushteti i burrave. Duke filluar nga Andromaka, Penelopa apo Kleopatra. Ato kanë qenë qeverisëset e vërteta të vendeve të tyre. Madje kur Aristofani shkroi komedinë "Lisistrata" - "Pushteti i grave", fuqia dhe të drejtat që ato i kishin dhënë vetes ishte e mbifuqishme - prandaj dhe lindi komedia, që buron pikërisht prej ekzagjerimit.
Kjo Virginia Woolf më tmerron me "çelësin e shpëtimit" që ajo i ka gjetur problemit. Jo atij të vocklit, për "një dhomë më vete", apo për një kënd të vogël të mënjantë, apo dhe për të pasur më shumë zonja që shkruajnë, që shpikin, që udhëheqin botën. Ajo thotë se njeriu, gruaja, burri, ashtu si ishin në krye të herës, duhet të kenë pasur mendje androgjene. Sikur Woolf ta përdorte këtë term ashtu si e kishte kuptimin në fillim fare, domethënë "mendje njerëzore pa dallim" (fjala "androgjene" vjen nga e njëjta rrënjë e greqishtes që buron termi i mirënjohur "antropologji", domethënë dije për njeriun), nuk do të shkaktonte asnjë shqetësim dhe nuk do të përcillte asnjë dilemë. Mirëpo gjërat ndryshuan në rrjedhë të kohërave të rrëmujshme. Çfarë quhej "androgjene" - njerëzore në krye, më pas mori kuptimin "burrërore". Në të vërtetë ç‘kërkon kjo shkrimtare e pezmatuar me mendje androgjene, njerëzoren apo burrëroren? Shumë gjëra kanë qenë ndryshe në burim e ndryshe pasi kanë rrjedhur shekujt e mijëvjeçarët. Nëse ju do të shfletonit fjalorët etimologjikë të anglishtes, gjuhës së përbotshme, do të vërenit se të njëjtën shmangie e kanë pësuar edhe kuptimet e dy prej fjalëve më të përdorshme gjatë ligjërimit njerëzor: "male" (burrë) dhe "female" (grua). Jo, në burim ngjashmëria nuk është vetëm formale. Ngjashmëria është shumë më e thellë. Në burim "male" dhe "female" kanë të njëjtin kuptim, janë sinonime. Të dyja kuptojnë njeriun, të njëjtin. Domethënë fillimisht "male" dhe "female" kishin kuptimin "njeri", me një detajim fare të vogël, që nuk kishte të bënte me kurrfarë hierarkie gjenetike, thjesht bënte dallimin gjinor: "burrë" dhe "si-burrë", domethënë njësoj si në shkrimet biblike, Adami dhe Eva. Kështu ishte në fillim. Por më pas termat morën ngarkesa diferencuese. Mashkull dhe femër, burrë dhe grua, "male" dhe "female", më shumë se ngjashmërinë ("burrë - si-burrë") theksuan dallimin. Ashtu ndodhi edhe me "mendjen androgjene" që përmend Woolf.
Mua më pëlqen shumë termi "mendje androgjene", mendje njerëzore, që është e njëjtë, le ta themi dhe "burrërore", edhe te shkrimtarja V. Woolf. Mirëpo shekulli i 20-të, bashkë me gjithë atë progres që solli në jetën e gruas, solli edhe një keqkuptim tragjik, në radhë të parë nga vetë zonjat. Atyre, më shumë se "mendja androgjene", u pëlqeu njëlloj burrërimi. Ky keqkuptim tragjik solli atë që në në komunizëm quhej "emancipim i gruas" dhe që në të shumtën e rasteve nënkuptonte që gruaja të vishej me pantallona, që gruaja të ngjitej në lartësitë e Alpeve me skodën dhe ekskavatorin, që udhëheqësja e lartë e partisë të mbante dhe një shall-kravatë. Por një përftim i tillë i nocionit të "mendjes androgjene" në botëkuptimin e zonjave nuk qe vetëm i periudhës komuniste. A nuk e shohim sa shumë u pëlqen zonjave që kanë pushtet në dorë kur në titujt e gazetave të përditshme i krahasojnë me amazonat, me virgjinat etnografike, me gratë-burra që vishen mashkullorisht, që japin mend në kuvend burrash e qesin duhan për burrnimin? U pëlqen, për besë, kur u thonë se janë amazonat e Kuvendit, amazonat e qeverisë, amazonat e politikës. Dhe me mendjen e tyre ato e quajnë këtë emancipim. Sepse ky lloj emancipimi në thelb do të thotë të arratisesh nga vetvetja, do të thotë jo të mendosh ngjasimin, por ta bësh veten të ngjashme me dikënd tjetër, dhe ky është shtrembërimi.
Ish-presidenti i mençur i Italisë, Pertini, kishte të drejtë kur shprehej se unë do të filloj të besoj se gruaja e sotme po emancipohet në atë çast kur ajo do të vendosë ta refuzojë "privilegjin" e një dite feste që ato e kanë në vit. Por ky ngushëllim është më shumë poshtërues se sa mund të mendohet. Një ditë në vit sa për të manifestuar njëanshmërisht kuptimin e "mendjes androgjene" që përmend Woolf. Sa për t‘i larë fytyrën një shoqërie që vetëm zvarrë-zvarrë i afrohet kuptimit të vërtetë të shprehjes së shkrimtares, si mendje njerëzore, e njëjta te burri dhe gruaja. Sa për të çliruar disa energji në boshllëk. Sa për t‘i krijuar iluzionin vetes se mund të jemi edhe ne "mendje androgjene", qoftë dhe një herë në vit.
Dhe ç‘ndodh ndërkaq?! Ndërkaq ndodh që të njëjtat zonja mburren para kamerave dhe mikrofonave, në tribuna të hapura e të mbyllura, se në zgjedhjet e ardhshme - është vendosur pa diskutim - jo më pak se 30 për qind e të zgjedhurve do të jenë kandidatura nga gratë! Në fakt, kjo nuk është për t‘u mburrur, por për të vajtuar, sepse është legjitimimi i pabarazisë, është legjitimimi i pushtetit burrëror mbi "mendjen androgjene". Pse pikërisht 30 për qind, domethënë më pak se një e treta? Pse jo aq sa e ka rregulluar vetë natyra? Njerëzimi hyri në rrugën e gabuar qysh kur vendosi të çrregullojë eko-sistemet natyrore. Qysh kur "mendjen androgjene" ia dedikoi burrave, ose atyre zonjave që e gjejnë veten të realizuar përmes burrnimit apo kthimit në amazona. Qysh se shet për sukses madhështor dhe epërsi politike veçimin e 30 për qind të vendeve në Parlament për gratë.
"Një dhomë më vete". Pak çaste "separe". Një interval kohor për të medituar për veten, për ta parë veten së brendshmi. Dhe për të bërë pyetjet më thelbësore: emancipim si burrnim; emancipim si privilegj, emancipim si dhuratë prej burrave dhe shoqërisë; emancipim si kusht politik, emancipim si rezervim të drejtash? Të gjitha këto janë larg asaj që shkruante V. Woolf gati një shekull më parë; larg kuptimit të "mendjes androgjene" si mendje e njeriut, pavarësisht dallimit gjinor; larg kuptimit që ruan anglishtja për afrinë sinonimike të "male" dhe "female", larg kuptimit të shkrimeve biblike për Evën si brinjë e Adamit; larg mitit që Dan Brown i ngre amësisë së Maria Madalenës dhe "Sangraalit", të cilin, disa mendje gjysmë-analfabete e kuptojnë për një shenjt më shumë, ndonëse brenda këtij termi është thjesht një përngjitje e idiomës "sangue reale", gjaku mbretëror, trashëgimi në vijë vertikale, jo thjesht në vijë horizontale (në një brezni) - që është vija e vdekjes. Më vjen mirë të mendoj për vijën vertikale, vijën e jetës, që barazon para mendjes androgjene qeniet njerëzore jo një ditë në vit, por "now & forever".