TE SHPETOSH NJE JETE NE RRUGE, DETYRIM, POR EDHE VIRTYT
Ka kohë që është bërë e zakonshme ta nisësh ditën me lajme nga kronika, ku diku një vrasje ka ndodhur për shkaqe pronësie, diku një vrasje për gjakmarrje, diku një vetëvrasje depresive dhe diku viktima e të plagosur në aksidente rrugore. Rritja e kurbës se jetëve të humbura në muajin mars nuk u ndal me tragjedinë e mbytjes së 16 fatkeqëve në liqenin e Farkës, por u pasua nga një tragjedi tjetër, që rrafshoi Gërdecin dhe tronditi mbarë kombin.
Ky shkrim është përgatitur para se të ndodhnin dy ngjarjet tragjike të marsit 2008, me synimin e vetëm që të sillnim në kujtesë e t‘u bënim apel strukturave shtetërore, përgjegjëse për sigurinë dhe cilësinë e jetës së shqiptarëve, ç‘është bërë plot një vit pas aksidentit tragjik në Malësinë e Dukagjinit, ku humbën jetën 10 veta.
Statistikat
Situata e aksidenteve rrugore për vitin 2007, në raport me vitin 2006 është mjaft më e përkeqësuar, si nga numri i aksidenteve, ashtu edhe nga pasojat. Po t‘u referohemi shifrave në vitin 2007 kanë ndodhur 1232 ngjarje aksidentale, me pasojë 378 të vrarë, 380 të plagosur rëndë dhe 941 të plagosur lehtë. Bilanci: 300 aksidente, 104 të vdekur dhe rreth 250 të plagosur më shumë se një vit më parë. Përkeqësimi i gjendjes ka vijuar edhe në janar 2008 me më tepër se 40 të vdekur dhe po kaq të plagosur rëndë në ngjarje aksidentale, pa përmirësime të ndjeshme në shkurt dhe mars, situatë që mund të konsiderohet me të drejtë në kufijtë e një situate dramatike.
Nisur nga kjo situatë, si ish-drejtues i shërbimit të Policisë Rrugore, bashkë me disa kolegë themeluam Qendrën e Studimeve të Sigurisë Rrugore (QSSRR), me dëshirën dhe vullnetin e mirë që me përvojën e gjatë në drejtimin e menaxhimin e këtij shërbimi, por dhe duke adaptuar standardet dhe përvojat evropiane në çështjet e sigurisë rrugore e asaj publike, të ndikojmë në përmirësimin e treguesve të sigurisë rrugore në Shqipëri. Në bordin drejtues të qendrës janë përfshirë një numër personalitetesh të profesoratit në fushën e transportit, ekonomisë, jurisprudencës, të cilët ofrojnë gjithashtu njohuritë dhe përvojën në këtë fushë.
Arsyet
Atëherë, pse ekziston një rritje e tillë alarmuese e aksidenteve rrugore në vendin tonë, i cili përfshihet në vendet me të ardhura relativisht të ulëta? Ndër arsyet kryesore mund të rendisnim:
- Shtimin e shpejtë të popullsisë, në raport me atë të vendeve me të ardhura të larta;
- Migrimin prej 17 vjetësh të popullsisë nga zonat rurale në ato urbane, çka e bën këtë shtresë të shoqërisë të pamësuar me motorizimin, më të varur e më të rrezikuar nga transporti i motorizuar;
- Ndërtimi i rrugëve të reja dhe rikonstruksioni i atyre ekzistuese për të mbështetur zhvillimin ekonomik;
- Etja e shqiptarëve për të drejtuar automjete dhe shtimi gjithnjë e më shumë i njerëzve që aftësohen për drejtimin e automjeteve nëpër këto rrugë.
Këto ndryshime të shpejta, fatkeqësisht nuk mund të ecin gjithnjë paralelisht me shtimin e masave të sigurisë. Fluksi në rritje i aksidentalitetit rrugor nuk mund të zgjidhet menjëherë, as me deklarata apo urdhra mediatikë të strukturave përgjegjëse, por me gjetje dhe akordim instrumentesh mbështetës, me aksione energjike e strategji te përbashkëta afatmesme dhe afatgjata të të gjithë "aktorëve" të sigurisë rrugore.
Shkaqet e aksidenteve janë mjaft komplekse, ndërsa analiza e tyre evidenton problematikën që lidhet me disa faktorë kritikë, të cilët ndikojnë në sigurinë rrugore, që në mënyrë të përmbledhur janë:
- Normativë legjislative rrugore mjaft komplekse dhe mjaft e gjerë, e parashikuar në çështje thelbësore për më se 10 vjet;
- Papërshtatshmëri e sanksioneve administrative dhe penale të parashikuara në legjislacion;
- Rritje e vrullshme e vëllimit të transportit rrugor dhe motorizimi mjaft i shpejtë i vendit;
- Mungesë tradite për një edukim rrugor korrekt të të gjithë grupeve të përdoruesve të rrugës;
- Rezistencë në futjen dhe në përdorimin e teknologjive të reja elektronike e telematike për kontrollin e trafikut dhe verifikimin e shkeljeve në rrugë;
- Administrimi i të dhënave mbi aksidentet rrugore dhe kryerja e analizës për shkaqet e ndodhjes në nivel vendor, të dikastereve përgjegjëse deri në Komitetin Ndërministror të Sigurisë Rrugore;
- Kontroll i paktë dhe jo serioz i transporteve të rrezikshme dhe të mjeteve të tonazhit të rëndë;
- Kontrolle jo të rrepta dhe jo profesionale mbi parkun e vjetruar të mjeteve në përdorim;
- Infrastruktura rrugore e papërshtatshme;
- Sinjalistikë me mungesa, papërshtatshmëri në vendosje dhe e pa mirëmbajtur;
- Tendenca e kundërt (në përkeqësim) e sigurisë rrugore në vend, në raport me vendet e BE dhe ato fqinje e të rajonit;
- Përdorim i gjerë nga drejtuesit e mjeteve i substancave alkoolike dhe drogës;
- Kontroll i pakët dhe me fushata i përdorimit të rripave të sigurimit e të kaskave mbrojtëse;
Edukata rrugore
Secili prej këtyre faktorëve është objekt analize, por do të ndalemi në atë që lidhet me një nga faktorët kritikë, e që përbën dhe një nga elementet e trekëndëshit të sigurisë rrugore. Përkatësisht, edukatën rrugore, si pjesë e rëndësishme e edukatës shoqërore të përdoruesve të rrugës.
Përse duhet të insistohet tek edukata rrugore?
Në 17 vjet ndryshime e reforma demokratike të ekonomisë së tregut të lirë, vendi ynë është përballur me një rritje "agresive" të kapacitetit të transportit rrugor. "Qytetet e lëvizshme", siç konsiderohen prej kohësh autostradat në vendet perëndimore e ku çdo ditë barten miliona automjete, njerëz e tonelata mallra, po bëhen realitet me shpejtësi edhe në vendin tonë, çka e bën transportin e njerëzve dhe mallrave më të shpejtë, më eficent, duke mbështetur zhvillimin social dhe ekonomik.
E ilustruar në shifra, rritja e parkut të automjeteve nga 15000 që numëronte deri në vitin 1990, ka arritur në rreth 350000 në vitin 2007. Ndërsa numri i shtetasve të pajisur me leje-drejtimi për automjete (patentë), kap shifrën e rreth 680000 personave, ku gati më tepër se gjysma e tyre (në pritje të pajisjes me një automjet), janë kontingjent për të përdorur rrugën si drejtues automjetesh.
Natyrisht, ky kontingjent hyn në trafik e qarkullim jo vetëm me mungesën e përvojës në drejtimin e automjetit, por edhe me mungesën e elementëve të edukatës rrugore, që fatkeqësisht ky brez nuk e trashëgoi në vitet e diktaturës, kur drejtimi i një automjeti ishte profesion për ata që i përdornin (shoferët) dhe një "mollë e ndaluar" për pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare.
Në kushtet kur përdorimi i një automjeti edhe për shqiptarët është kthyer në domosdoshmeri, kur shoqëria "vrapon" për të kapur kohën e humbur, përballja me këto vështirësi është një realitet që nuk mund të shmanget.
Por është e papranueshme që pas 17 vjet ndryshime demokratike dhe afro 10 vjet nga hyrja në fuqi e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, fatkeqësisht jo vetëm ne, por edhe brezi i fëmijëve tanë vazhdon të rritet me mungesa serioze në edukatën rrugore. Akoma nga strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nuk ndërmerren hapat ligjorë për përfshirjen e edukatës rrugore në kurrikulat shkollore, duke filluar nga cikli parashkollor, i ulët deri në atë të mesëm. Nuk mund të vazhdohet në vitin 2008 akoma me 2-4 orë mësim për edukatën rrugore në shkolla dhe për më tepër, të zhvilluar nga një trupë mësuesish, që për shkak të kushteve të cituara, nuk kanë njohuritë e nevojshme për mësimdhënie në këtë fushë.
Nuk ka vlerësim dhe ndjeshmëri nga strukturat shtetërore përgjegjëse para ligjit, për të propaganduar e financuar fushata publicitare, trajnime, studime dhe botime për edukatën rrugore, për të iniciuar cikle emisionesh në mediat elektronike, për të nxitur projekte për mbrojtjen e përdoruesve të dobët të rrugës, si këmbësorët, drejtuesit e biçikletave dhe çiklomotorëve, fëmijët e të moshuarit etj.
Mangësitë në këtë çështje lidhen jo vetëm me varfërinë e ideve, por edhe me hezitimin dhe mungesën e veprimit të strukturave përgjegjëse për të eksperimentuar dhe ndryshuar. Në mbërritjen tek kjo situatë nuk mund të mos konsiderohet koncepti injorues e përjashtues i strukturave shtetërore ndaj organizatave joqeveritare, si pjesë e rëndësishme e shoqërisë civile, e cila me burimet njerëzore dhe ekspertizën që ofron duhet të bëhet pjesë e konsultimit dhe veprimit konkret, për të përballuar edhe këtë problem mbarëkombëtar. Nëse rendisim edukimin rrugor si një nga faktorët kritikë me ndikim domethënës në situatën e sigurisë rrugore në vend, gjendjen aktuale do ta klasifikonim në nivelin "Edukim rrugor i paorganizuar", që fatkeqësisht i ka kaluar të gjitha limitet kohore për të vazhduar të qëndrojë i tillë.
QSSRR-ja po operon prej kohësh në temat mbi parandalimin e aksidenteve rrugore dhe të edukimit rrugor, duke dashur t‘i jepet jetë një lloj "laboratori" mbi sigurinë rrugore, në të cilin idetë dhe nismat të shndërrohen në aktivitete konkrete për t‘u ofruar shtetasve tanë një kulturë të sigurisë rrugore ndryshe, një kulturë dedikuar drejt njeriut, drejt përdoruesit të rrugës. Jemi të bindur në nevojën e investimit për informimin dhe përgjegjshmërinë e përdoruesve të rrugës të të gjithë kategorive, si dhe në forcimin e shkallës së civilizimit dhe të ndjenjës së qytetarisë e mirëkuptimit, rezerva këto që mundësojnë kufizimin e numrit të viktimave nga aksidentet rrugore, më shumë se çdo masë represive ose ndëshkuese e ndërmarrë nga organet e kontrollit të zbatimit të ligjit.
Duke konsideruar faktin se ka një mungesë të literaturës për lëndën e edukatës rrugore në shkolla, QSSRR-ja është në procesin e përgatitjes së një teksti për edukatën rrugore të nxënësve të ciklit 9-vjeçar (përkatësisht të klasës së gjashtë dhe të tetë e nëntë), që do t‘i vijë në ndihmë trupës mësimdhënëse, e që mendojmë se duhet të trajnohet e përgatitet për të përcjellë te nxënësit me nivelin e duhur profesional elementet e edukatës rrugore. Një fushatë publicitare ndërgjegjësimi bashkëkohorë për të gjithë përdoruesit e rrugës, e përgatitur nga qendra, do të jetë gjithashtu pjesë e një projekti për t‘u realizuar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit në të gjithë vendin.
Shënim: Artikulli është shkruar nga Bert Koxha dhe Mitat Tola, drejtues të Qendrës së Studimeve të Sigurisë Rrugore