E Shtunë, 31 Tetor 2026

E Drejta Televizive, 300 mije Euro per klubet

Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit i mbledhur dje miratoi fundin prej 300.000 mije Euro, si kontribut shtese i FSHF-se, ne projektin e skemes se re te menaxhimit te se drejtave televizive dhe reklames. Keshtu, se bashku me fondin e garancise prej 300.000 Euro, qe ofron kompania "UFA Sports", klubet shqiptare te Kategorise Superiore do te perfitojne shumen prej 600.000 Euro, sipas skemes se shperndarjes se miratuar nga klubet, pak dite me pare. Keshtu, Klubet do ta shesin te drejten televizive se bashku dhe pritet qe ne vitin e pare kjo praktike te arrije sukses. Por ne te njejten kohe eshte miratuar edhe nje premio prej afro 40 mije euro, per barazimin e skuadres sone kombetare ne ndeshjen me Danimarken. Edhe ekipi shpresa perfitoi 10 mije euro shperblim per fitoren qe siguroi ndaj Azerbajxhanit, pak dite me pare. Sakaq, Kategoria Inferiore do te kete edhe nje skuader shtese, qe u miratua me vendit te Ekzekutivit. Ekipi i "Futboll Klub Sukth" do te jete ne aktivitetin e radhes, sikurse do te garoje edhe Olimpiku qe ishte me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›