E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana paralajmëron largimin nga Lacio: Nuk e di nëse e mbyll kontratën

canaKapiteni kuqezi ka folur për të ardhmen e tij ku nuk ka përjashtuar mundësinë e largimit nga ekipi italian para përfundimit të kontratës

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i ndodhur larg Italisë në fundjavë është  kthyer në Francë pikërisht në ish-shtëpinë e tij  Marsejën. Shqiptari ka folur për mikrofonat e  Olimpik Marsejë TV.

Në një kohë kur kanë mbetur edhe pesë javë për tu luajtur në Seria A, Lacio e Canë ndodhet në vendin e shtatë në tabelën e renditjes. Ky pozicion i lë ata jashtë kupave të evropës sezonin e ardhshëm dhe Cana kërkon që pjesëmarrja në Europa Ligë të sigurohet duke fituar Kupën e Italisë ndaj Romës.

Këtë javë nuk luajta futboll, isha sëmur. Më shumë se kampionati, sytë i kemi tek finalja e  Kupës së Italisë në derbin me Romën. Dëshira  ime e madhe është që të mos humbas në këtë ndeshje që për ne vlen shumë, thanë kapiteni kuqezi.

Sa i përket kampionatit nuk është se kemi ndonjë ambicie për të qenë sa më lart në renditje. Duam të luajnë në Europë dhe mund ta bëjmë edhe duke fituar Kupën. Finalja luhet më 26 maj dhe çdo cep i zonës tonë do të jetë i elektrizuar nga  ky event.

Cana ka bërë edhe një rezyme të këtij sezoni duke thënë se e ka shijuar atë ndryshe nga sezoni i kaluar ku u penalizma nga dëmtimet e gjata. Ka qenë një sezon shumë i mirë për  mua. Sezonin e mëparshëm e copëzova për shkak të dëmtimeve, ndërsa sezonin aktual jam duke e shijuar. Për sa i përket Olimik Marsejë, e ndjek kur kam kohë. Marsejën e ndiqja kur isha në  Angli (Sunderland) dhe Turqi (Gallatasaraji).

Ndërsa lidhur me ndonjë rikthim të mundshëm të tij në Francë ai është shprehur: Këtu kam shumë miq dhe mundohem që të kthehem sa të mundem. Kjo skuadër duhet të jetë mes tre më të mirave. Ka një trajner shumë të mirë. Të gjitha këto janë karakteristika për një skuadër të suksesshme. Ka lojtarë si Stive Mandanda që japin zemrën në fushë. Një kthim në Marsejë? Kam një kontratë 3-vjeçare me Lacion. Nuk  e di nëse qëndroj për gjithë këtë kohë në Itali, por një rikthim në Francë nuk është në planet  e mia. Marseja është në zemrën time. Atë që kam përjetuar këtu nuk do ta harroj kurrë. Dhe mund të kthehem nëse në të ardhmen mund të më jepet mundësia…, ka mbyllur Cana.

Ndërsa në profilin e tij në Faceboo, ai ka shprehur qëndrim kundër marrëveshjes së Kosovës me Serbinë. Ai ka  komentuar në Facebook shqetësimin e tij ndërsa  ndiqte seancën e Kuvendit të Kosovës. Jam apolitik, por me atë se çfarë po shoh se po bëhet në Kuvendin e  Kosovës është diçka që po e rikthen historinë… atë pjesën ku Trojet Shqiptare u copëtuan dhe “Fuqitë Europiane” këto troje ua falën  popujve sllav! Pas çdo lufte e humbje të mijëra  jetë njerëzish u dashka që edhe tokat tona të lëshohen! Mos bëni pazar me atë çka është e  juaja, ka shkruar ai në rrjetin social.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›