Cana rikthehet në fushë

Mesfushori kosovar i Lazios, Lorik Cana është rikthyer në fushë. Kapiteni i kombëtares shqiptare, i cili nuk ishte aktivizuar fare në dy ndeshjet e kaluar të “lacialëve”, mbrëmë ka luajtur 25 minuta në fitoren e skuadrës së tij në fitoren kundër Udineses.
Lazio mbrëmë me nga një gol të Gonzales (17), Klose (31) dhe Hernanes (59), ka mundur Udinesen me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 14 të Serie A.
Cana në fitoren e mbrëmshme është futur në lojë në minutën e 65 duke zëvendësuar Ledesman. Kosovari për minutat se ishte në lojë është angazhuar mjaft shumë duke dhënë kontribut në fitoren e Lazios.
Cana është ‘zverdhur’ në këtë fitore të rëndësishme të skuadrës së tij. Lazio me këtë fitore arrin në kuotën e 26 pikëve dhe zë vendin e pestë, kurse Udinese renditet në pozitën e 12 me 16 pikë